NISMA prezanton kandidatët për deputetë nga Prishtina, Limaj merr mbështetje të fuqishme për kryeministër

Nisma Socialdemokrate në kuadër të takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 6 tetorit, mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat në Prishtinë.

Nga kryeqyteti, kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj tha se sa më shumë që do të jetë e përfaqësuar Nisma në Parlament, aq më e sigurt do të jetë marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës, dhe se në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma, suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar.

Kandidati për kryeministër edhe në Prishtinë theksoi se koalicioni në krye me partinë e tij, do të jetë befasia e 6 tetorit. Limaj i cili përfaqëson koalicionin Nisma-AKR-PD, iu paraqiti strukturave në Prishtinë dhe parimet qeverisëse, e sipas tij fokus do të ketë te paketa sociale.

Limaj foli edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale, teksa iu bëri të ditur atyre që të kenë kujdes në përzgjedhjen e përfaqësuesve të popullit për shkak të sfidave që presin institucionet e ardhshme vendore.

“Zëri ynë, i këtij koalicioni të udhëhequr nga Nisma do të jetë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës. Sa më shumë Nismë në Parlamentin e Kosovës, aq më shumë do të jetë e sigurt marrëveshja me Serbinë dhe mbrojtja e interesave të Kosovës…

I kam disa arsye që po e them këtë, jo për të rrahur gjoks, sepse sa më shumë Nismë, ka më shumë ide, ka më shumë kompetencë, më shumë vendosmëri, sa më shumë Nismë, ka më shumë bashkim për interesa të shtetit. Në udhëheqjen e Qeverisë nga Nisma suksesi në marrëveshjen me Serbinë do të jetë i garantuar”, tha ai.

Limaj para strukturave foli edhe për partitë e tjera, teksa tha se ato po flasin për të kaluarën, ndërsa Nisma për të ardhmen me projekte konkrete.

“Ne po flasim për të ardhmen e vendit, të tjerët flasin për të kaluarën. Ne po mundohemi të shpalosim projekte konkrete për vitet e ardhshme, kur të tjerët kanë pasur mundësi t’i bëjnë qe 10 vjet e nuk kanë bërë asgjë. Ne vazhdojmë të themi që atë që e kemi bërë për dy vjet, të japim rezultate konkrete, të tjerët disa po mundohen t’i marrin ato merita, e disa s’kanë çka bëjnë”, tha Limaj.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi thuri lavde për të parin e partisë, njëherësh pretendentin për kryeministër, duke thënë se Fatmir Limajështë njeriu i duhur në kohën e duhur. Sherifi foli dhe për partinë e tij, ku tha se ajo nuk njeh zvogëlim, por vetëm rritje çdo ditë.

“Nisma nuk njeh zvogëlim, Nisma njeh vetëm rritje, Ju jeni njeriu i duhur i kohës së duhur,sepse për 5 vjet pas daljes në skenë si kryetar, keni dëshmuar që asgjë tjetër nuk vlen pos transparenca, sinqeriteti dhe gatishmëria për të dhënë gjithçka prej vetes në funksion të rritjes së shtetit në funksion të mirëqeniessë qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Degës së Nisma në Prishtinë, njëherësh ministri Skënder Reçica tha se ata janë alternativa e vetme qeverisëse dhe për këtë iu kërkoi qytetarëve që të votojnë për Nismën.

“Ne jemi alternativa për shtetin e qëndrueshëm evropian, ku qytetarët do të kenë mundësi të barabarta, do të kenë jetë më të mirë, punësim dhe arsim e mirëqenie më të mirë.

Për shkak se vlerat që ne udhëheqim kanë për objektivat shtetin dhe qytetarin në qendër”, u shpreh Reçica.

Kandidatët për deputetë të Nismës në Prishtinë janë Bilall Sherifi, Endrit Shala, Skender Reqica, Jeton Svirca, Arbenita Halilaj, Dardan Krasniqi, Artan Neziri, Afërdita Gjonbalaj, Shkurta Berisha.

Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and suit
Image may contain: 11 people, people on stage, people standing and suit
Image may contain: 1 person, standing and suit
Image may contain: 4 people
Image may contain: one or more people, crowd, shoes and basketball court
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: one or more people, people on stage, crowd and indoor
Image may contain: one or more people and indoor
Image may contain: one or more people, people on stage and crowd
Image may contain: 1 person, crowd and basketball court
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/130151711686904?__xts__[0]=68.ARCuud7r2WWjttBniAzD9bZLWzeMCsA7hL1I45z4XEMkBFOnq90VrtN8qK4d2Nz3W5IWchRCf1SnL3fqTo_3Xcd233DrMKEsVaCDUdJf833RY40sBrSy–34TlzFV2kya5fm2ENVWsD1-Pa78wF76FtYzAOzAYPtf2lOlm7oBfo_VBhFAApBQOejVDbvgRXwzhNBD8H60LUGNvm_lrujZ92YJGvJIUxYWAmG-bcpYAuG-dLhk1DLkNlEpfZWvJ0COlb7CdHskg5Mb34yBO1uhp36CYqSpNRZEKqE3MKDd0DZ9MzODCD9OekC66BQFZukD_3aX0IIewq_4e1ZokMCsZU&__tn__=-R

Rinia e Nismës me tubim madhështor në Malishevë, e duan Limajn kryeministër

Në një tubim madhështor, sonte kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, ku u shpreh i bindur se në çfarëdo opsioni Nisma Socialdemokrate do jetë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme që do dal nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Pretendenti për kryeministër para bashkëqytetarëve të tij tha se angazhimi i tyre varet se sa do jetë e fuqishme fitorja e Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Këtë parti e kemi dizajnuar, atje e kemi përgatitur në këto zgjedhje, në çfarëdo variante ka me qenë fituese. Veprimin politik, angazhimin politik, taktikat politike, besoj i përcjellni qysh janë dizajnuar, në çfarëdo variante ne kemi qenë fitues, por varet nga ne se sa kemi me qenë të fuqishëm në këtë fitore”, tha Limaj.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, teksa kërkoi angazhim të madh drejt fitores, tha se Malisheva nuk është “ajam” i partive tjera politike, por vetëm i Nismës Socialdemokrate.

“Sot jemi në një moment të rëndësishëm, ku ajo Malisheva e harruar iu kthye dinjiteti, për dy vitet e fundit në qeverisjen tonë janë dhjetëra projekte të realizuara në komunën tonë, janë angazhuar me dhjetëra djem e vajza në detyra e në projekte… Do ndryshojnë rrethanat, djem e vajza do varet shumë nga angazhimi juaj, e i jonë i përbashkët, e do ndryshohet pozicioni i Nismës. Pas 6 tetorit ju e keni në dorë për të vendosur përsëri, ju duhet me vendos se si doni me vendos komunën por edhe familjet tuaja… Natyrisht jemi në një vend demokratik dhe ky vendi ynë është i lirë për t’u vizituar e trajtuar nga të gjitha subjektet politike, por të gjithë atyre duhet t’u thuhet që në Malishevë nuk është ajami për te tjerët”, tha Limaj.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në këtë tubim paraelektoral në Malishevë tha se në këtë komunë më 6 tetor do ketë vetëm votime, pasi që zgjedhja për ta është vetëm Fatmir Limaj. Ai kërkoi angazhim maksimal për të quar Nismën Socialdemokrate drejt fitores së madhe.

“Nëse në komunat ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë nuk ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë do ketë vetëm votime më 6 tetor edhe Malisheva do shkoj tek kutit e votimeve ama të thuhet së në Malishevë ka zgjedhje më 6 tetor është jo serioze”, tha ai.

Kryetari i komunës së Malishevës i cili vjen nga Nisma Socialdemokrate, Rahip Begaj tha se në emër të Zotit kjo parti do jenë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i degës së Nismës në Malishevë teksa ka kërkuar mbështetje të thellë për fitore, tha se gjatë dy viteve qeverisje të tij në këtë komunë janë bërë investime të mëdha për të rinjtë.

“Krejt çka kemi bërë, kemi bërë për juve, krejt këtë rrugë që e kemi trasuar, e kemi trasuar për juve, që ju të keni një të ardhme të mirë të keni perspektiv të mirë dhe po besoj se është duke ardhur perspektiva, sepse Malisheva është bashkë dhe do të jetë gjithherë bashkë. Duhet t’i shuajmë të gjitha konceptet tjera, sepse ky është burim i Malishevës burim i joni, vetë e kemi fuqizuar dhe tani jemi bashkë më krejt Kosovën, bashkë me të gjitha komunat tjera… Kot mashtrohen të tjerët me ardhur në Malishevë me mashtrua njerëz, sepse Malisheva nuk është mashtrua asnjëherë dhe nuk mashtrohet kurrë”, tha Begaj. Kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia Nisma Socialdemokrate nga Malisheva janë Haxhi Shala, Arbreshë Krasniqi, Vesel Krasniqi, Enver Hoti, Rexhep Mazdreku dhe Shukrije Bytyçi

Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: 7 people, people smiling, suit
Image may contain: 3 people, people standing and crowd
Image may contain: 1 person, smiling, indoor
Image may contain: one or more people
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/129684801733595?__tn__=H-R

Limaj në Suharekë: Qytetarët të zgjedhin mes atyre që mashtrojnë e shajnë apo vizionit tonë që bashkon njerëz

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, para simpatizuesve të kësaj partie në Suharekë, tha se vizioni i Nismës është rruga e vetme që hap perspektivë për Kosovën.

Ai tha se qeveria e ardhshme do të negociojë për marrëveshjen me Serbinë dhe se Kuvendi i Kosovës do të miratojë atë marrëveshje,andaj sipas tij, është e rëndësishme se cilët deputetë do ta votojnë.

“Nëse atje në parlament nuk çojmë deputetë, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çka votojnë, fusim njerëz që nuk dinë se si negociohet marrëveshja me Serbinë, ata njerëz do të vendosin edhe për fatin e fëmijëve që ende nuk janë lindur.Është shumë me rëndësi se kënd po e çojmë atje dhe kush do të ngritë dorën dhe kush do të negociojë marrëveshjen me Serbinë dhe jemi para atij momenti që Qeveria dhe Parlamenti që do të dalë pas 6 tetorit,të vendosë për fëmijët tanë që ende nuk janë lindur, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen tonë”, u shpreh Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se partia e tij është rruga e vetme që ofron zgjidhje për shtetin e Kosovës. Nga Suhareka ai ka ripërsëritur se ka kandidatë që duan të bëhen kryeministër e që asnjëherë nuk kanë pasur një punë.

“Një kryeministër i cili nuk ka përvojë dhe nuk di të japë zgjedhje, nuk di direktiva, orientime dhe në fund vendime bllokohet shteti, andaj është me rëndësi të jetë një njeri që ka përvojë, kemi bërë hajgare me shtetin tonë. Për herë të parë të vendit njeriu konkurron si referent, arsimtar, profesor, mjek i përgjithshëm, por konkurrimi i parë për kryeministër pa e njohur shtetin tënd, kjo vetëm te ne ndodh… Gjërat më serioze i kemi sesa po na shpërfaqen nga ajo që shihni nëpër debate… A do qytetari a jo ta përqafojë këtë opsion, është zgjidhja e Kosovës, a do ta lë për më vonë, është i qytetarëve të Kosovës.

A do t’i mbështesëKosova ata që e mashtrojnë Kosovën, vendos qytetari, por një gjë e di, rrugë dhe opsion tjetër nuk ka përveç këtij vizioni që ofron zgjidhje”, tha ai. Para qytetarëve të Suharekës, Limaj tha se prioritet të qeverisjes e kanë zhvillimin e bujqësisë, ku tha se për katër vjetët e ardhshme do të rrisin grantet dhe subvencionet në këtë sektor.

Limaj tha se prioritet do të kenë edhe mbështetjen dhe promovimin e prodhuesve vendorë, diasporën, paketën sociale, sigurimin social dhe atë shëndetësor.

Duke folur për kandidatët për deputetë nga partitë tjera,Limaj ka ftuar qytetarët që të mos votojnë kandidatë që tentojnë të bëhen deputet me mashtrime, pasi edhe në Kuvend do të bëjnë mashtrim. Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Suharekë, Sami Hajdari teksa i ka ftuar të gjithë që të mobilizohen për 6 tetor, tha se Suhareka do të bëjë ndryshimin për fitore.

Hajdari, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, tha se Kosovës i duhet një politikë sociale që e sjell Nisma Socialdemokrate pasiqë vetëm kjo parti është afër qytetarit dhe dëgjon brengat e tij.

“U dashtë të priten 8 vjet të kthehet dinjiteti i kësaj ane, t’i kthehet dinjiteti i regjionit të Suharekës, të kthehen investimet në këtë regjion… U deshën 8 vjet që të vijë Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limaj të jetë në Qeverinë e Kosovës që përsëri kësaj treve e zone, e juve djem e vajza, t’u kthehet shpresa prapë, se njeriu juaj erdhi në qeveri dhe do të bëjë për juve, i dyfishuam investimet në Suharekë”, tha ai.

Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate nga Suhareka janë Sami Hajdari, Albana Bytyqi, RefkiBytyqi.

Image may contain: 2 people, suit
Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people standing and child
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, suit and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting, people standing, wedding, crowd and indoor
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 1 person, crowd, shoes and indoor
Image may contain: one or more people, crowd and indoor

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/129637408405001?__xts__[0]=68.ARCuR6CHDCtiJ68AUwfeOjq6PM-E6bQULRDJHA7H2RmCukWcKm1A8aFRRIXasSdyB62xOD1NwrzOJDY7wvhpv_1jVI5G5gX92EcIwtC8F48kJWtkgKJ7qOwhQRaWik010mMj7wuPtP_A2Wcg5_WYvY1NU8jEdo8pNzMe2_AqnsQIFtUWVSDydRZ-KHQqa2N8eXgYUA2XmgxvtersL9T5j0owTd7TW1kU8XeWjyLR2ts2Ns4VBJMdM12UREzighEjpwAzTjgeC8oK9fX0EgXz9FRHRu8JxHnqOr8iNXJgWLzoPOAJirNoSa5X-D2OtaAzSvnyo7YL-BHfWH_cdDGvPWo&__tn__=-R

Kryetari Limaj: Tema e parë që e pret qeverinë e ardhshme është dialogu dhe taksa

Qeveria që do të dal nga zgjedhjet e 6 tetorit temë të parë për ta trajtuar do ta ketë dialogun dhe taksën. Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Prizren.

Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se qytetarët nuk duhet të mashtrohen nga fjalët, pasi sipas tij tema e parë do të jetë dialogu dhe taksa.

“Në këto katër vite na presin tema të rëndësishme për vendin, prandaj na duhet me gjet më i bashkua njerëzit, me i ofrua edhe ata që nuk pajtohen. Jo përplasje, po afrim të qëndrimeve në tema nacionale, kjo ka qenë jeta ime politike dhe slogani bashkë për shtetin këtë kuptim e ka. Kurrë më e nevojshme nuk ka qenë me qenë bashkë për shtetin në disa tema që na presin ditën e parë të qeverisjes. Lerëni çka iu thonë, tema e parë është dialogu, taksa, këto tema kanë me i pas, çka do që iu thonë sot temën e parë e ka dialogun. Nëse një qeveri që nuk ka me mujtë me e kry dialogun, përsëri ka me shkua vendi në zgjedhje, këto janë tema që e presin vendin. Duhet me pas guxim me iu thënë qytetarëve çka e pret vendin, duhet me pas guxim me shkua me u ul atje në tavolinë edhe mençuri. Guxim intelektual jo primitiv”, tha ai.

Para qytetarëve të Prizrenit Limaj tha se prioritet të qeverisjes e kanë zhvillimin e bujqësisë, ku tha se për katër vitet e ardhshme kanë paraparë 500 milionë euro investime në bujqësi. Limaj tha se prioritet do të kenë edhe mbështetjen dhe promovimin e prodhuesve vendor. Prioritet tjetër Limaj tha se e kanë diasporën, paketën sociale, sigurimin social dhe sigurimin shëndetësor. Kreu i Nismës edhe në Prizren tha se prioritet gjatë qeverisjes së tij do ta ketë reformën në drejtësi, ku ai tha se e di se çka është padrejtësia, sepse është përballur me padrejtësi për vite me radhë.

Pretendenti për kryeministër tha se qeveria e ardhshme do të negociojë për marrëveshjen me Serbinë dhe Kuvendi do të miratojë atë marrëveshje. Prandaj sipas tij, është e rëndësishme cilët deputetë do të votojnë për atë marrëveshje.

“Të gjitha parashikimet flasin që qeveria e ardhshme dhe Parlamenti i Kosovës, qeveria do të negociojë marrëveshjen me Serbinë dhe Parlamenti i ardhshëm ka mundësi të votojë atë marrëveshje. Është shumë e rëndësishme çfarë deputetë po qojmë në Parlament atje, kush janë ata njerëz që kanë me e ngrit dorën për një marrëveshje dhe nga ajo marrëveshje do të varet edhe fati i këtyre fëmijëve që ende nuk kanë lindur”, tha Limaj.

Limaj tha se ata që tentojnë të bëhen deputetë me mashtrime edhe në Kuvend do të bëjnë mashtrime. I pari i Nismës edhe nga Prizreni u ka bërë thirrje kandidatëve që të përballen në një debat, që sipas tij është e vetmja mundësi që qytetarët të dinë se çka mund të ofrojnë për Kosovën. Ai ka ripërsëritur se ka kandidatë që duan të bëhen kryeministër e që asnjëherë nuk kanë pasur një punë. Limaj tha se ka shumë respekt për kundërkandidatët, por që tha se për ta është shumë herët për ta marrë këtë përgjegjësi.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kandidati i tyre për kryeministër është ndër të paktët që gjithë jetën ka punuar për vendin. Sherifi u bëri thirrje anëtarëve të Nisma Socialdemokrate që të mos ndalen së kërkuari votën për Fatmir Limajn.

“Kemi nevojë që ne këtu që jemi të dalim shtëpi për shtëpi, lagje për lagje dhe të mos ndalemi së kërkuari mbështetje për kandidatin tonë për kryeministër. Le të jenë këto zgjedhje referendum, jo për partitë, po për kandidatët, le të jenë këto zgjedhje si një garë ku të mos shihen vetëm partitë apo kandidatët, por të shihet cili nga këta kandidatë është më i përgatituri ta udhëheqë qeverinë e Kosovës në vitet që po hyjmë. Ne jemi të bindur që ky është Fatmir Limaj”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i degës në Nismës në Prizren, Zafir Berisha tha se duhet një mobilizim i të gjithëve që ta bëjnë projektin e Nismës fitues dhe Fatmir Limajn kryeministër.

“Kosova sot ka nevojë të ketë njerëz të vendosur, njerëz të dëshmuar dhe këtë kategori të njerëzve e gjeni në ekipin e Nismës. Jam shumë i bindur në emër tuaj dhe të gjithë bashkëpunëtorëve Nisma Socialdemokrate do të del forca më serioze në qytetin e Prizrenit”, tha ai.

Kandidatët për deputetë nga Nisma të regjionit te Prizrenit janë Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbana Hajdari, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemajli.

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, suit and outdoor
Image may contain: 2 people, wedding and outdoor
Image may contain: 4 people, people standing and outdoor
Image may contain: 11 people, people smiling, people standing, suit and outdoor
Image may contain: one or more people, crowd, sky, tree and outdoor
Image may contain: 1 person, smiling, crowd, sky and outdoor
Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting
Image may contain: one or more people, crowd and outdoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/129208708447871?__xts__[0]=68.ARCdYVCVYV4rp6BQ7Q1RgDpolntQ9qqwfaLAs115WmttN5cL5cuGRXmavELE738N_qe7ggpNNz_NEZ15QOMhKPxeoIbztPuffGWkzKs98OGKfXmb30bl3uq9LSQKbDrRsNvvMtj_GRyHrA27FhSh9wgMFigT5GyWWEuhfQpTPdeiDH7RUEscDNQ8La8BFCiBxPrl4dOibcT267J6ak8WcbAnShaRoxpefWbxf0lBrwL27H2uXRwQVQo2mcsc4syJCVwa91LlKvpdNIIGbw-1pawZnJeZU_7067kKNS2WbmEWN_3bYszXGYvqW4SlUr-LOz4iclxub8DrCkc9MGbGe8I&__tn__=-R

Dialog për taksën, para se të fillojë dialogu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Nisma Socialdemokrate pretendon se koalicioni që ajo udhëheq do të fitojë zgjedhjet dhe se Fatmir Limaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, në një intervistë për EkonomiaOnline thotë se nga ajo çfarë kanë parë në terren gjatë fushatës parazgjedhore, kanë krijuar bindjen se koalicioni i prirë nga Nisma po gjen përkrahje dhe mbështetje të madhe.

Thotë se në garë kanë hyrë për të fituar zgjedhjet.

“Kur e kemi pas 10+ ka qenë para një viti, si moto të angazhimit të Nismës në dikasteret e saja qeveritare, në parlament, punën e zv/kryeministrit Limaj, dhe ne kemi besuar që do të arrijmë nga 6 mandate sa i kemi pasur në 10+. Tani mendojmë se kanë ndryshuar raportet. Në këto zgjedhje nuk kemi dalur vetëm sa për të marrë pjesë në garë, por kemi hyrë me kandidat për kryeministër. Pra, kur një parti politike dhe një koalicion hyn në garë me kandidat për kryeministër ai synon edhe të fitojë zgjedhjet. Pra tanimë unë nuk e di a do të jetë 10+, apo 20+, por ne kemi hyrë në garë për t’i fituar zgjedhjet”, thotë ai.

E nëse i fitojnë zgjedhjet dhe Limaj bëhet kryeministër, Sherifi thotë se kanë planë se si do t’i qasen dialogut me Serbinë.

Thotë se do të riaktivizojë platformën për dialogun, e cila është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

 “Dialogut i jemi përgjigjur që në këtë legjislaturë. Limaj ka qenë njëherë i emëruar nga qeveria si udhëheqës i delegacionit shtetëror, pastaj së bashku me Shpend Ahmetin janë zgjedhur nga Kuvendi si bashkëkryesues dhe gjithashtu Parlamenti i Kosovës ka miratuar një platformë për dialog me Serbinë. Pra, Limaj nuk do të bëjë asgjë tjetër pos platformës së miratuar nga Kuvendi, në rast se do të zgjidhet kryeministër do ta riaktualizojë dhe bisedimet do t’i zhvillojë mbi bazën e kësaj platforme”, thotë ai.

Por para se ta vazhdojë dialogun për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, Nisma për Kosovën ka në plan që të fillojë një dialog me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për taksën.

Sherifi thotë se taksa nuk duhet hequr pa kushte, por shton se Limaj ka një plan për këtë problem, i cili ka bllokuar dialogun me Serbinë.

“Të gjithë e dimë se kushti i Serbisë për të heqë taksën ka bllokuar dialogun dhe jo përmbajtja e platformës, apo përmbajtja  e delegacionit. Tani ne të gjithë e dimë që meqë taksa është bërë pengesë për të ecë përpara në dialog, gjithsesi që qeveria e ardhshme duhet ta trajtojë këtë çështje. Limaj do ta ketë këtë qëndrim, para se të fillojë dialogu për marrëveshjen me Serbinë, duhet të fillojë një dialog me ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë për taksën”.

“Pra, dialog për taksën, para se të fillojë dialogu për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Ne nuk mendojmë se taksa duhet të hiqet me automatizëm, por mendojmë se gjatë dialogut Limaj do të shtojë një numër të madh të kushteve që duhet të plotësojë Serbia për t’u suspenduar taksa në funksion të vazhdimit të dialogut për një periudhë 30 apo 40 ditore. Mirëpo, para kësaj Serbia duhet të plotësojë një numër të madh të kushteve”, thotë ai.

Sherifi thotë se Nisma për Kosovën nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike parlamentare dhe se do të bashkëpunojnë me secilën parti.

Këtë thotë e bënë obligative aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ia jep të drejtën absolute partisë fituese të zgjedhjeve, raporton EO.

Kritikon partitë që po përdorin diskurs përjashtues para zgjedhjeve, e që sipas tij të njëjtat do të detyrohen të bashkëpunojnë me secilën do parti që i fiton zgjedhjet.

“Nisma ka një pozicion shumë parimor. Na pëlqeu apo nuk na pëlqeu, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në fuqi dhe e precizon që kushdo që i fiton e ka të të garantuar që askush nuk mund të bëjë qeveri pa të. Pra, meqë askush nuk mund të zgjedhë as kryetarin e Kuvendit, as të konstituojë kryesinë e Kuvendit dhe as të fillojë procesi i zgjedhjes së qeverisë, atëherë ne vetëm mund të bëjmë lojë fjalësh para zgjedhjeve sepse pas zgjedhjeve askush nuk do të mund të mbajë pozicione kundër njërit apo kundër tjetrit”, thotë ai.

Megjithatë, sekretari i Nismës Socialdemokrate thotë se një marrëveshje me partinë fituese për bashkëqeverisje do të jetë e mundshme vetëm nëse merren parasysh kërkesat e tyre që ndërlidhen me platformën politike.

“Nëse i fitojmë zgjedhjet si koalicion do të bisedojmë me të gjitha partitë politike që janë në parlament dhe do të vendosim të bëjmë qeverinë me ato parti që mund të harmonizojmë programin. Nëse kushdo që del e para dhe ka një ofertë për Nismën ne do të jemi të gatshëm që ta shqyrtojmë atë ofertë dhe do të mundë të bëhemi pjesë e qeverisë vetëm në rast se në program qeveritar do të mund të zënë vend do çështje shumë të rëndësishme kauzale për Nismën Socialdemokrate që ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve, me pagën minimale, me reformën sociale, me sigurimet shëndetësore dhe disa pika për të cilat ne konsiderojmë që në periudhën e ardhshme 3 deri 4 vjeçare duhet gjithsesi të gjejnë vend në programin qeveritar. Në parim qëndron programi i Nismës, e jo emri i partisë”, thotë ai.

Nisma Socialdemokrate këtë mandat ishte në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në, ndërsa udhëhoqi me dy ministri, atë të Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të Arsimit.

Kryetari Limaj: Koalicioni NISMA-AKR-PD po shkon drejt zgjedhjeve me objektiva të qarta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj ka mbajtur takim me strukturat e partisë në Dragash.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh në terren se si projekti ynë Bashkë për Shtetin po përkrahet anekënd vendit. Nisma dhe koalicioni ynë po shkon drejt zgjedhjeve me objektiva të qarta dhe strukturat tona në Dragash janë mobilizuar shumë dhe po angazhohen fuqishëm të japin imputin e tyre në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Limaj.

Image may contain: 11 people, indoor
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 1 person, standing and suit
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people smiling
Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and suit
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/129157138453028?__xts__%5B0%5D=68.ARB9qoWaZRt3_kwkoj67jRSi6k77NCHSe4vKio6v3aJf1uPa-YEU7smto6SF00rndrTNKLF3f4e8qtmBAUPaclCQrE3r2hf49zH5_Atms02vBP5cURZ8Bxcg7WuOvATGlJTIbj3GcOF-Erne_nG10qnEfLtS6Xps-fvJ_9ntTt6f3dUgo-Xre9gR2ndvYJZatvryo_MnQ51w4Sq6YAHhbVHjeB6l84sJ7oXctGdWIsMON3QPHNebYqsoRJpnb6fcVaEBSnszdRm2M-Jo9VxcWOW9-W37XrsKgEo-7RmPbfP-bs3xQeM2YeJTREuBHoUekVdqj6FJgh1R-L-wJwV8rNY&__tn__=-R

Kryetari Limaj vizitë fabrikës Meka

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në Dragash, ku ka vizituar kompaninë e fuqishme “Meka”, e cila merret me prodhimin e produkteve të mishit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj gjatë kësaj vizite tha se, kjo kompani është model dhe shembulli më i mirë se edhe në Kosovë ka mundësi të prodhohen produkte cilësore me standarde të Bashkimit Evropian.

Tutje, i pari i Nismës, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Meka” për mundësinë që ua ka ofruar njerëzve të kësaj zone të punësohen aty dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar se nën drejtimin e qeverisë nga ai, një nga prioritetet kryesore do të jetë vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Mbi 80 anëtarë të rinj i bashkohen Nismës në Pejë, Kryetari Limaj: Më 6 tetor shënojmë fitore spektakolare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj i ka paraqitur sot prioritetet e tij qeverisëse para strukturave në Pejë.

Në takimin ku aderuan mbi 80 të rinj në Nismën Socialdemokrate, kandidati për të parin e ekzekutivit tha se gjatë mandatit të tij do të zhvillohet bujqësia do të ketë paketë të re sociale, sigurime shëndetësore, do të bëhet fuqizimi i drejtësisë, do të fuqizohen prodhimet vendore dhe do të merret parasysh diaspora.

Limaj theksoi nevojën për përfundimin e marrëveshjes me Serbinë, teksa porositi për kujdes se kë po e zgjedhim deputet në Kuvendin e Kosovës.

“E vetmja forcë politike që kujdeset për punëtorin, për njeriun në nevojë, për pensionerin, për djemtë dhe vajzat e reja është Nisma Socialdemokrate. Është zëri i shtresës së mesme i atyre që e duan shtetin. Prandaj do të kemi dhe paketën sociale. Do të vazhdojmë fuqishëm, do të vazhdojmë përpjekjet për reforminin e paketës sociale. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tona për gratë shtatzëna dhe me lehoni për të pasur përkujdesjen e shtetit”, tha ai.

Limaj në Pejë adresoi edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeministër, derisa i sfidoi edhe një herë ata për debat.

“Është luks i madh për këtë vend tonin, sot që me zgjedh kryeministër një njeri që punën e vet të parë publike e merr kryeministrin. As një punë. Punën e parë drejt në kryeministër, kjo ndodhë vetëm në Kosovë. Unë e kuptoj dëshirën, por koha nuk është për ata… Qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kujt po ia besojnë fëmijën për 4 vitet e ardhshme, qytetarët e Kosovës kanë nevojë me ditë kush do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme”, tha ai.

Kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gëzon Berisha pati fjalë të mira për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, teksa tha se ai do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit sepse Kosovës, sipas tij i duhet një lider si Limaj.

“Kryeministri në ardhje dëshmoi vetën që nga mosha e re, e deri më tani, se është i vetmi njëri që punon për interesat e vendit dhe të qytetarëve”, tha ai.

Kandidat për deputet nga kjo anë për Nismën është kryetari i degës, Gëzon Berisha.

Image may contain: 4 people, people standing, child and indoor
Image may contain: 1 person, standing and indoor
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 8 people, people sitting and indoor
Image may contain: 25 people, people smiling, people standing, shoes and indoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing and indoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/128792585156150?__xts__[0]=68.ARB80gIs8zQeT5Na8_oYG1fzC6F8kgA-_-xGifqPup3_0HjZErlMXNfycJ1tAEfxqQ0_0viggpdCDUhNs2d1jzANo20idvWhNayEBVrfCmehrQx13bqafuuSP2ZH-3zoynA1VHlwxxaSsW7p9E6bbAN05LlZ6JF9Vh8tSRvztvm-tVzRB0nQbFP96AJBQNvgs2MLXoQzEeuUGMtiKbu7Ev4uNpZrylQ7_5WbM6DXb3mgxJ1rDPXVKnrNYKbB7gAr27tYoKscC1lv0HT7RUL-YvzJXYV7WJAsLDbmJWiuC1gpJWVm111x4Sp5R5Jao3O8XTxikKAoahewMrceJFHUcks&__tn__=-R

Kryetari Limaj në Istog kërkon shpalosjen e programit Socialdemokrat

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Istog. Nga Dukagjini, ftesa ime për të gjithë është që të kthehemi në aktivistë dhe t’i shpalosim në çdo cep të vendit vlerat dhe programin tonë socialdemokrat.

Për projektin tonë Bashkë për Shtetin sot jemi në Dukagjin, ku takimet tona i filluam në qytetin e Istogut, ku takuam struktura tona në këtë qytet.

Kosova para vetes i ka pesë oferta për qeverisje dhe jam i bindur që oferta e Nismës dhe koalicionit tonë është më e mira dhe më e duhura për qytetarët tanë.

Nga Dukagjini, ftesa ime për të gjithë është që të kthehemi në aktivistë dhe t’i shpalosim në çdo cep të vendit vlerat dhe programin tonë socialdemokrat.

Poashtu, ftoj qytetarët e Istogut të mbështesin kandidatët tanë për deputetë të cilët do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve të vendit.

Bashkë për Istogun!
Bashkë për Shtetin!

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/128733181828757?__xts__[0]=68.ARCDBrEb8vPevDRYtn5v9hIfYHLOmtn9FSemPfc1NRiQG-vZ3zmB9pUgMvSJ4tG0YdYvEz_qW533fCsWty3P6WhOS5iQPCQULI00PBpVUczt30g12upx6qdo0FeMm31E4nC9JxnxBNvd7GP-6A3uBhMSz9Zhazjh_6MHGp1MPvmpF7X9uGVswcfGLZ8LubtkiNLh6QwkHbEL0N2Us3hkYAd0W7RrWK_jkiuBZGTk0OLkeloweUQeYbmtH0rxnMAxs2WNWa6AhHmItzzufrgByFjgTO7-JXXiHj7P6mr3r3vtbY7jUn-AHwFqMdbHlHIiI0kiW65KaMJOhGqqOf9r-BZdv6CrVcbkjYz5TEuZklhHiyILoenx_2dTso5iDofstWRp-5fjtyUuqsaUB-qt-hfjUctRrkk4QPAn5HtP3Y-je6i4t3B5BNP61Q4re_-A_Q-7pH5bzyw0Au82zSGjE7878_J8AMvJNKcPRgxwWIkQjauM_wzYaA&__tn__=H-R
Image may contain: 1 person, wedding and indoor
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 15 people, people standing, suit, wedding and indoor
Image may contain: 1 person, standing and suit
Image may contain: 3 people, people smiling, suit

Kryetari Limaj nga Deçani thotë se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Deçan. Me këtë rast, ai tha se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës. I pari i Nismës, strukturave të Deçanit iu tha se Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore të mençur që bashkojnë njerëzit.

Vendi sot ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë së vet, lagjes vet. Kosova sot është e vogël për mos të bërë këtë ashtu siç është…Kosova sot ka nevojë për politikë shtetërore të mençur të urtë. Kosova ka nevojë për njerëz kompetentë që dinë të ofrojnë ebashkojnë rrymat e ndryshme brenda parlamentin dhe jashtë saj, tha ai. Limaj edhe qytetarëve deçanas iu foli për disa nga prioritetet qeverisëse të tij, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

Ne besojmë që ky vend ka nevojë shumë për mbështetje shtetërore. Ne na duhet një kryeministër që bën reforma të thella dhe një Qeveri e reformave, tha ai. Ndërkaq, iu bëri të ditur strukturave se vizioni i Nismës është ai që ofron dhe bashkon njerëzit. Ky vizion i moderuar që ofron dhe bashkon njerëz, që i ikë përplasjeve që nuk bën me gisht, që nuk shanë dhe nuk shpifë, nuk mashtron dhe nuk bën pazare – ky është vizioni që do të çojë vendin përpara. Do të ishte mirë që më 6 tetor të instalohet ky vizion dhe mos të humbë kohë Kosova, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës në Deçan, Shkodran Imeraj kërkoi përkrahje për të parin e partisë, pasi sipas tij Fatmir Limaj përmes veprimtarisë së tij e ka dëshmuar atdhedashurinë e tij për Kosovën. Sot Deçani është krenar që po ju mirëpret dhe nga këtu dua të them që falë punës dhe angazhimit tuaj janë bërë shumë punë të mira, tha ai.

Kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës të Nismës nga Deçani janë Shkodran Imeraj dhe Fatime Jasiqi.

Image may contain: 1 person, suit
Image may contain: 4 people, people sitting
Image may contain: 3 people, indoor
Image may contain: 4 people
Image may contain: 4 people
Image may contain: 22 people, people smiling, people standing, shoes and indoor

20,829FansaPëlqeje
2,507NdjekësitNdjek
16,600AbonentëAbonohu

Recent Articles

Trending Now