Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka realizuar një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, z. Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e COVID-19 në Kosovë dhe implementimin e masave fiskale në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.
Ministri Reçica dhe Ambasadorin Kosnett janë pajtuar që situata me COVID-19 është vështirësuar në muajin e fundit dhe konsideruan se qytetarët duhet të respektojnë masat e marra nga Qeveria, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse, me qëllim që të mbrojnë njëri-tjetrin.
Gjithashtu, ministri Reçica e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Reformat të cilat do të vijojnë t’i realizojnë në këtë mandat.
Ndërkohë, Ambasadori Kosnett shprehu synimin e qeverisë amerikane që të vazhdohet mbështetja e institucioneve të Kosovës në luftën kundër pandemisë, duke vënë theks për llogaridhënie nga institucionet qeveritare, partitë politike dhe qytetarët e rëndomë që të bëjnë pjesën e tyre.
Në fund, ministri Reçica e ka falënderuar Ambasadorin Kosnett për gjithçka që SHBA-të kanë bërë dhe janë duke bërë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Sot, realizuam një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, z. Philip Kosnett, me të cilin diskutuam lidhur me gjendjen e…
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gunduz i cili ishte i shoqëruar me disa biznesmen.
Ministri Krasniqi ka treguar se gjatë taimit e falënderova për vizitën dhe e njoftova për kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj, poashtu e informova se Ligji për Investime Strategjike krijon shumë lehtësira për investitorët e huaj, duke ua siguruar pronën për investim dhe shumë mundësi tjera.
Më poshtë e keni të plotë postimin e ministrit Krasniqi:
Sot prita në takim z.Recep Gunduz, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa me disa biznesmen.
E falënderova për vizitën dhe e njoftova për kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj. E informova se Ligji për Investime Strategjike krijon shumë lehtësira për investitorët e huaj, duke ua siguruar pronën për investim dhe shumë mundësi tjera.
Po ashtu në takim diskutuam për bashkëpunimin që ka Republika e Kosovës me Turqinë, e sidomos në aspektin ekonomik. V.K
Sot prita në takim z.Recep Gunduz, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa me disa biznesmen. E…
Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka zhvilluar një bisedë virutale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Zëvendeskryeminstrja ka bërë të ditur se me ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend.
Ambasadorin Kosnett ajo e ka njoftuar edhe për angzhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të zhvillojë një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën pandemike në vend. Ambasadorin e njoftova për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë. Gjithashtu, diskutuam edhe për procesin e dialogut Kosovë- Serbi ku vlerësova lartë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në këtë proces. Ambasadorin Kosnett e falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen që më ofroi në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kemi në kuadër të qeverisë së Kosovës.
Sot pata kënaqësinë të zhvillojë një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur i pari në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kryetari Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.
Kryetari Limaj shkruan në “Facebook”, se bashkërisht kanë konstatuar se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.
“Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.
Postimi i plotë i kryetarit Limaj:
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.
Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.
Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë.
Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova.
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së…
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel
Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur
sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në
Shëngjin.
Ministri Krasniqi i ftoi qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre verore t’i
kalojnë në Shqipëri, që sipas tij, jeni si në shtëpitë e juaja.
“I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e
Republikës së Kosovës që vërtet pushimet e tyre t’i kryejnë në plazhet, në
vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar, sepse këtu veç pushimit
mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore , këtu ne ndihemi si në Shtëpinë tonë
dhe jemi si në shtëpinë tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë
pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb dhe kemi një
kulturë dhe mikpritja e cila iu bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në
Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që
pushimet publike t’i kaloni këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj
thirrje edhe vëllezërve tanë këtu të Shqipërisë që pushimet dimërore t’i
kalojnë në shtetin e Kosovës”, tha ministri Krasniqi.
Ndërsa ministri Klosi tha se vendi i parë në
rajon që hapë kufirin ishte Kosova. Ai ftoi qytetarët e Kosovës që të pushojnë në
Shqipëri duke i siguruar se çmimet do të jenë të arsyeshme si dhe plazhet
do të jenë të pastra.
“Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë
pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milionë
pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do
të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Por s’duhet të harrojmë që në këto
shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e
këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje
të madhe të përbashkët për ta zhvilluar
turizmin”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi
Klosi.
Vizita e ministrit Veseli në Shqipëri është në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit. Po ashtu do të ketë takime të rregullta dhe se sezoni turistik dimëror do të niset nga Kosova.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, z. Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike. Ministri Reçica, gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak në Kosovës edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave.
Po ashtu, ministri i MPMS-së Skender Reçica, e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për gjithë angazhimin e shtetit austriak që ndër vite ka dhënë për Kosovën, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë.
Me kënaqësi prita sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, z. Christoph Weidinger, me të cilin diskutuam lidhur…
Ministri i
Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me Asociacionin e Komunave
të Kosovës kanë mbajtur takim me inspektoratet komunale për të koordinuar
aktivitetet inspektuese në nivel qendror dhe lokal për të parandaluar përhapjen
e pandemisë me Covd 19.
Ministri
Krasniqi kërkoi nga të gjithë akterët që t’i respektojnë udhëzimet e manualit
të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në çdo nivel
dhe kjo mundësisht të bëhet në koordinim edhe me Policinë e Kosovës.
Më tej, ministri
Krasniqi u shpreh: “Ne si ministri, javë më parë, kemi lëshuar urdhëresë për
gastronomë, ku frekuentimet e qytetarëve janë më të mëdha, e cila nuk është
duke u zbatuar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe urdhëresave institucionale.
Prandaj për të mos ardhur deri te mbyllja e lokaleve shërbyese të gasronomisë
është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë”, potencoi
ministri Krasniqi.
Ai kërkoi nga
mekanizmat komunalë që të respektojnë urdhëresat, udhëzimet dhe rekomandimet e
institucioneve për parandalimin e Pandemisë COVI-19, sepse në shumicën e
komunave këto urdhëresa dhe udhëzime nuk janë prezantuar te gastronomët dhe se
për këtë jemi të gatshëm t’i mbështesim institucionet lokale në shpërndarjen e
këtyre udhëzimeve në mënyrë që informimi të shkojë deri tek bizneset. Prandaj,
sipas ministrit, kërkohet bashkëpunim për të mos pasur mbyllje të
lokaleve dhe restoranteve.
Ministri
Krasniqi theksoi se do të ishte i nevojshëm edhe formimi i task-forcës
për të qenë 24 orë në shërbim dhe në siguri të qytetarëve. Ai ka
vlerësuar se numri i inspektorëve është i vogël karshi situatës së krijuar nga
Covid-19, duke bërë të ditur se tashmë këtë çështje e kanë futur edhe në
programin e Qeverisë.
Po ashtu,
ministri bëri thirrje që këto ditë të punohet edhe jashtë orarit të punës. “Të
mobilizohemi që këto udhëzime të zbatohen në përpikëri në mënyrë që të bëhet
parandalimi dhe rritja e numrit të të prekurve nga virusi Covid-19, kur dihet
tashmë se do të kemi edhe ardhjen e bashkatdhetarëve në pushime në Kosovë, ku
mundësitë janë edhe më të mëdha për infektime në frekuentime të lokaleve”, tha
ministri Krasniqi.
“Ne do të jemi
në mbështetje të bizneseve dhe të qytetarëve në përgjithësi, duke u koordinuar
me të gjithë mekanizmave inspektues dhe mbikëqyrës për të parandaluar mundësinë
e përhapjes së infektimeve me Covid 19”, pohoi ministri Krasniqi.
Ndërsa Sazan Ibrahimi, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, theksoi se qeveria bashkë me komunat kanë hartuar manualin në luftën kundër virusit dhe se kanë zbatuar të gjitha urdhëresat e nivelit qendror, duke u koordinuar që së bashku me nivelin qendror t’i bashkërendojë aktivitetet me nivelin lokal sa i përket inspektimit.
Sot së bashku me Asociacionin e Komunave të Kosovës mbajtëm takim me inspektoratet komunale për t'i koordinuar…
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) e cila do t’i shërbejë sektorit privat me qëllim të krijimit të intervenimeve lehtësuese, të cilat do të zhvillojnë edhe me tutje sektorit privat dhe ngritin vetëdijen ndërmarrëse në Kosovë.
Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka nënshkruar sekretari, Burim Rreci dhe projekt menaxheri, Durim Hoxha.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës me Austrinë, dhe vlerësoi lartë rolin e këtij shteti në mbështetje të bizneseve kosovare.
Ndërsa sekretari Rreci tha se e kanë mbështetjen e ministrit Krasniqi për t’i quar proceset përpara dhe nismat që mbështesin bizneset e Kosovës.
Ndërsa shefi i zyrës së Agjencionit Austriak për Zhvillimit (ADA) në Kosovë, Gunther Zimmer, tha se Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përmes projektit ACCESS vazhdon përkrahjen për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të ndërmarrjeve private dhe luftimit të varfërisë. Sipas Zimmer, ky projekt do t’i ketë impakt në zhvillimin rural, arsimin e lartë, stimulimin e investimeve të huaja dhe fuqizimin e sektorit privat.
Projekti do të rrisë rezultatet e të ardhurave më të larta dhe mundësive të punësimit në sisteme më të qëndrueshme të tregut. Po ashtu ky projekt do të kontribuon në fuqizimin e konkurrueshmërisë së kompanive të sektorit privat dhe në rritjen e të ardhurave të tyre përmes qasjes së qëndrueshme në treg dhe lidhjeve më të fuqishme rajonale dhe ndërkufitare.
Vlera e projektit është 1 milion e 500 mijë euro, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të participojnë me 300 mijë euro.
Nga ky projekt pritet të nxirren rezultate në mjete dhe shërbimet e reja digjitale relevante që do të janë në dispozicion dhe të përdoren nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës (NMVM); NVM-të e Kosovës të përmirësojnë nivelin e tyre të digjitalizimit dhe krijojnë lidhje tregu dhe Konsulentët e bizneseve të ofrojnë shërbime të digjitalizimit, të cilat janë efektive dhe të përballueshme për NVM.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjensionit Austriak për Zhvillim (ADA) e…
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj përmes një deklarate ka bërë thirrje gjithë liderëve politik për unitet.
Deklaratë!
Deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës.
Këto shqetësime kanë marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të kontekstit nëpër të cilin është duke kaluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj e shoh të domosdoshme të dal me këtë deklaratë publike;
1. Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë. Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, të gjithë të akuzuarit janë prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe në fund kanë dalë faqebardhë dhe të pafajshëm.
2. Disa herë dhe për vite me radhë edhe unë kam qenë objekt i proceseve gjyqësore të kësaj natyre dhe siç dihet botërisht, në të gjitha proceset gjyqësore kundër meje kam dalë i pafajshëm.
3. Përvoja e keqe e të qënurit i privuar nga liria, i privuar nga prania në gjirin familjarë dhe i privuar nga e drejta për të vepruar me bashkëveprimtarët në ndërtimin e vendit është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, që përjetohet.
Prandaj, i kuptoj të gjithë ata të cilëve u është përmendur emri në deklaratën e lartpërmendur, familjarët e tyre dhe të gjithë ata që janë futur në kategorinë “të tjerët”, në të cilën mund të përfshihet çdonjëri prej atyre që ka luftuar për çlirimin e vendit nga shteti që ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë.
4. Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë.
5. Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.
6. Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale.
7. Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.
8. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuonim për uljen e tensioneve dhe përforcimin e paqes në këtë pjesë të Evropës Juglindore që janë jetike në rrugëtimin tonë strategjik për integrimin e shtetit të Kosovës në BE dhe NATO.
9. Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar.
Me respekt Fatmir Limaj
Deklaratë!Deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.
Kryetari Limaj thotë së kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë. “Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.
Postimi i plotë i kryetarit Limaj:
Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.
Kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë.
Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe.
Me vet mënyrën se si kjo zyrë e publikoi këtë aktakuzë të pakonfirmuar, tregon qartë se këtu kemi të bëjmë me ndjekje politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së.
Dëshmia më e mirë për këtë është deklarata e sotme në kundërshtim të plotë me ligjin.