Kryetari Limaj në Vushtrri: NISMA do t’i fitojë zgjedhjet, sepse është e vetmja frymë që e con përpara vendin

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një kryeministër reformator,i cili nuk mendon për vota.

Limaj në një takim me struktura të Nismës në Vushtrri, u shpreh se vendit i duhet një kryeministër që merr vendime fundamentale për të ardhmen e vendit.

“Kosovës i duhet një kryeministër reformator, me bë reforma të thella në këtë sistem e që i humb zgjedhjet pas katër viteve. Kosovës i duhet një kryeministër jo që e bënë punën në mëngjes e pasdite e shikon tv çka po flasin, me kalkulua një votë më shumë. Këtë radhë na duhet një kryeministër që futet thellë, merr vendime fundamentale për të ardhmen e vendit për 50 vitet e ardhshme, por që nuk llogaritë ai a i fiton apo nuk i fiton zgjedhjet. Por, vendime të cilat vendin e qesin në rrugë të drejtë për 30 vitet e ardhshme”, tha Limaj.

Më tutje, Limaj tha se fryma e Nismës është e vetmja rrugë që e con Kosovën përpara, sepse është frymë që bashkon energjitë pozitive në sherbim të vendit.

“Kjo frymë ka me fitu në Kosovë, Nisma ka me fitu në Kosovë, varët a do të fitojmë më 6 tetor a me ia vonu Kosovës fitoren edhe tri vjet”, tha ndër të tjera ai.

Limaj para strukturave tha se ka gjasë që qeveria e ardhshme të jetë ajo që do të zgjidh dialogun me shtetin serb. Prandaj, sipas tij është e rëndësishme të dihet se kush do të jetë në krye të asaj qeverie.

Edhe në Vushtrri Limaj ka përsëritur se vendi ka nevojë për një kryeministër që ka përvojë, që ka marrë disa vendime për shtetin. Ai tha se vetëm në Kosovëështë e mundur që të dilet për të kandiduar për kryeministër dhe kjo të jetë puna e parë që një person e bënë.

“Kosova i ka disa tema të vështira para vetës pas 6 tetorit, sikur dialogu, liberalizimi, taksa, reformimin e thellë të këtij sistemi për të kaluar në një fazë tjetër të shtetndërtimit tonë. A mund të futet, a mundet një kryeministër t’i ka këto detyra nëse e ka punën e parë si kryeministër, a na jep siguri, a na jep qetësi një kryeministër i cili punën e parë e ka kryeministër në publik”, tha ai.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi para strukturave në Vushtrri tha se kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj,është i duhuri dhe më i përgatituri për të qenë në krye të shtetit. Ai tha se kur populli i jep mandatin Fatmir Limajt, nuk ka çfarë të shqetësohet, pasi sipas tij ai i punët që i merr i dërgon deri në fund.

“Sfidat me të cilat do të përballet vendi në mandatin e ardhshëm janë epokale, do të vendoset raporti mes Kosovës dhe Serbisë në 100, 200 në përjetësi. Pra, nuk do të mund më të lëvizen asnjëherë ato raporte që do të vendosen, ajo marrëveshje që do të arrihet dhe aty kemi nevojë për njeriun e përvojës politike dhe juridike. Kemi nevojë për juristin e jashtëzakonshëm, i cili është përballur me 100 sfida të padrejtësisë dhe si njeri që ka njohur mirë kurthet juridike ka arritur t’i fitojë të gjitha proceset kundër padrejtësive. Nuk kanë më me çka me e shantazhuar, harrojeni, prandaj Kosova ka nevojë për Fatmir Limajn kryeministër”, tha ai.

Kurse, kryetari i degës së Nismës në Vushtrri, Abdullah Vojvoda, u shpreh se në këto zgjedhje kjo parti u ka ofruar qytetarëve kandidatin më të mirë për kryeministër dhe kandidatët për deputet më të përgatitur.

“Fal vizionit, politikës dhe programit social qëështë duke e promovuar Nisma Socialdemokrate, kujdesi dhe interesimi për mirëqenien ekonomike sociale të qytetarit po e bënë që Nisma dita ditës po gjen përkrahje të madhe ndër të gjitha grupmoshat në vend. Ky përqafim i këtij koncepti politik nuk ka ardhur vetëm sa për të thënë, por kontributin meritor për këtë e ka lidershipi i dëshmuar i saj”, tha ai.

Kandidatët e Nismës për deputetë nga Vushtrria janë Abdullah Vojvoda, Agim Krasniqi dhe Fidan Klinaku.

Kryetari Limaj: Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia pozitive e këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka mbajtur takime me strukturat partiake në Shtime dhe Lipjan.

Limaj ka thënë se mbështetja për projektin Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë.

Ai ka kërkuar angazhim maksimal në përkrahje të projektit Bashkë për Shtetin.

“Shtimja në kohë është rreshtuar në mbështetje të Nismës dhe pres që fitorja jonë e madhe ta mbajë vulën edhe të këtij qyteti. Lipjani tani ka një milion arsye këtë radhë të jetë krenar dhe të dalë e të votojë”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se: “Nga ajo që po shoh në tubimet tona në terren, vetëm sa po forcohet bindja se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e këtyre zgjedhjeve”.

Image may contain: 3 people, people standing
Image may contain: 6 people, people standing and indoor
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 2 people
Image may contain: 3 people
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 1 person, standing and suit
Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127895191912556?__xts__[0]=68.ARCQ-oSqzYLDffU_dshSjcfRqHCm7lO4iJzqeoFbVsWyneymAMoOkGJ8thDYG2Y2dRbLSqa39zD1CJVuhyKSrLBy_KEc5ZDCdPPQh_iukp6YAQdWe5PrbxOhJbCd34GlUYOPTu6L9zrn7buAfpJn13RsCTnOAYvfOmAtqo57vo_Y1jWtZcxVsnUmt47zs00qUSwctRjdbGdL-aZhWqIlBjkgr40gUTnd0dTeOthM1fZ7wxNxcYWLIWyYjB-zqBHrfo1e-HCsCWQWnPJpiOPkY9fsOLMYvpfo4_V_Ds3R45bjai_lx6ZM2e-aXxLv0zR2jmkMt0I8qwMj5soz1704cMU&__tn__=-R

Lipjani mbështetë fuqishëm kryetarin Limajn për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantë të Nismës në Lipjan, tha se qytetarët e kësaj komune kanë një milionë arsye me dalë me votua këtë parti, sepse ka kandidatët më të mirë për deputetë.

Limaj tha se një ndër prioritetet në qeverisjen e tij do të jetë bujqësia dhe fuqizimi i saj, por shtoi se ka nevojë për të stimuluar edhe natalitetin, i cili premtoi se do të krijojë pako sociale për ndarjen e shtesave të fëmijëve. Limaj pati edhe një porosi për reformat në drejtësi.
“Ju kisha fol edhe për reforma në drejtësi, por me thënë të drejtën ështëgoxha shumë profesionale dhe nëse unë foli për reformë më drejtësi, por kur po i dëgjoj të tjerët duke fol për reformë në drejtësi, Zot runa. Ata ‘haber’ s’kanë në drejtësi. Nëse dikujt i është bërë e pa drejtë, mëështë bërë mua. E kush kishte me lufta më shumë se sa ai njeri që me vitei është bërë e pa drejtë”, tha Limaj.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi theksoi se kjo parti pa asnjë dilemë e ka kandidatinmë të mirë për kryeministër, Fatmir Limajn, i cili siç tha ai i ka fituar betejate shumta si në luftë dhe në paqe. Një ndër betejat e fituara, sipas tij, është edhe nxjerrja e Kosovës nga balta, si ish-ministër i Transportit.

“Ju më 6 tetor do të votoni për fitoren e madhe të koalicionit tonë, sepse ky koalicion ka hyrë në garë për t’i fituar zgjedhjet”, tha Sherifi. Kryetari degës Nismës Socialdemokrate në Lipjan njëherësh edhe kandidat për deputet, HesetSahiti ka kërkuar nga simpatizantëte kësaj partie angazhim deri në ditën e zgjedhjeve, siç tha për të fituar partia qëështë e përkushtuar për demokracinë parlamentare dhe qeverisje ku sundon shteti ligjor.

“Ne si Nisma Socialdemokrate duhet të bëhemi bashkë që të punojmë dhe garantojmë qëçdo burrë, grua dhe fëmijë në vendin tonë, të ketë të drejtën themelore sociale e ekonomike”, deklaroi Sahiti.
Kandidati për deputet njëherësh afarist, Bekim Brestovci shprehu besimin se kandidati për kryeministër Fatmir Limaj do të jetë fitues i zgjedhjeve. Brestovici i cili ka një veprimtari 25 vjeçare në diasporë, premtoi se rikthimi i tij në Lipjan është për t’i zhvilluar projektet e shumta për qytetarët e këtij qyteti.

Kandidatë për deputetë nga dega e Lipjanit, janëHesetSahiti, Bekim Brestovci dhe Valentina Shala-Bajrami.

Image may contain: 2 people, people standing, people on stage and suit
Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: 2 people, people standing and text
Image may contain: 2 people, people standing
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127869831915092?__xts__[0]=68.ARApKyPaFQyfnYu-HmVcilffi8yP-YP8e0GzJi8GsDW3GCUJ3ntphef1DLyLorsdJjGEPT4PD7v0hlK395Gw2FSFRnUwVN34OECscvXToNRFqTW3jhNut8l908ipoOELQhE-tahJWbXrwogrV7RXrMA1P-8u7DEB3x146DyjnmQsHyeTRNAMFfHa7NJ6MOPgdujr6mXcW_s5zHVnyHbv30bOJa6Jsp0Z8Ww9dUGjbIBP48Xz2Phx_67IkD1hry477vxL1h1wQtbZRsIVD2GCrZTdbkTr_ZmHGK_JP21u2_fIJKCqGR8HHH6mKrTKKkCvc6jxP_Vzp01jFzuNpjNFBX8&__tn__=-R

Kryetari Limaj pret në takim njohës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritë sot në takim njohës ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Në takim me ambasadorin Grondahl kreu i Nismës ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka theksuar qëndrimin e tij tashmë të njohur, se duhet konsensus sa më i gjerë për këtë temë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet.

Limaj, që njëherit është edhe kandidat për kryeministër të vendit, ambasadorin norvegjez e ka falënderuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe pret që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit ka thënë Limaj, në fund të këtij takimi.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127811391920936?__xts__[0]=68.ARARDMkOm9Mnll2eq6RI20VH2kU2YF8PSUZ864qpkV15Qeypz9HmAnHNNMihF18NVyd0VyhxQ9OdzBreK2LCNbyTBwLXXvaAz5joWKBNI1Tjy_ki-DhB4PgDKxmjqaldwfrrnnpisw8OScmifNSh-pZNZFuJdsMXjsEsw4DXzah03lhYGmbIilUSFjRVCXKFNStqYCXCRh2Tj8hfKI9KLCjMAC9ZX61Yd21qBMwxcFPLBnR4FDiqrLuM1l8H4wKsmR1-5SuUxrTYykv6x3oCugKLx2XqfdFdMf766ECUXuqYZvonK6HMztIbE2RJe9cJsgWns64FKC8jCRtjztfCnxY&__tn__=-R

Kryetari Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e Nismës në qytetin e Rahovecit.

Me këtë rast, kreu i Nismës ka shpalosur disa nga prioritetet e tij, nëse merr drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se top prioritet do ta ketë bujqësinë, duke u zotuar se brenda një mandati qeverisës do t’i investonte 500 milionë euro në këtë sektor.

“Temë mbi temë për mua është bujqësia. Brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë. Grantet dhe subvencionet që janë ndarë deri me tani kanë qenë vetëm për mbijetesë dhe ne planifikojmë zonimin bujqësor në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se vetëm bujqësia është mundësia më e mirë për ta zhvilluar vendin duke u zotuar kështu se do t’i mbështesë ata që punojnë në këtë sektor.

Ai ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore.

Ka përmend si prioritet edhe vazhdimin e mbështetjes se prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, reformave në drejtësi dhe qasje ndryshe ndaj diasporës.

Nisma dhe koalicioni që ai udhëheq ka thënë se do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 6 tetorit, pasi do të nxjerrë një rezultat spektakolar.

Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person, indoor
Image may contain: 3 people, crowd
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: 8 people
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 11 people, people smiling, people standing
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127726715262737?__xts__[0]=68.ARAXITnqx9Vejiv6-nIXCxuJAIiZnH-ksgTyfKSy5qNbkR76eGi_1Rv5vwTEcqQRlaq8ZK84mGPdZBIXr5G2WuwY0p8FxrXsvclmcnbipTw92qlggbOFxSaF5Bd_GX89B_9Qon5JY38Bbon_7Pp64K63wj0e0rW2vPqyC8Xkhd5mlAVCZzKuSi5hUr_sV1W9zRgCFt2x3ym2g4IF1lnJdhF8dB5LM0aDN-jnMjU165ZVHJwzmpKhDRwW5eIG6aZt6UwOhowYjWhi8nV0TDL7cPk78CvNYSiWF9oZrCokWiiGOQLoHIiSAgOwjMJNKhVUW-qgAD_S8mqjtuEETumc3k0&__tn__=-R

Kryetari Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shendetësore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantët e kësaj partie në Gjakovë, shprehi bindjen se nëse diku në Kosovë duhet të frymojësocialdemokarcia, kjo është në Gjakovë.

Ai tha se edhe angazhimi i kësaj partie në qeverisjen e ardhshme, është për pako sociale, sigurim shëndetësor, shtesat për fëmijë, për reforma pensionale, ligji për lehonitë për mbrojtjen e grave vetushqyese.

Po ashtu sipas tij, bujqësia dhe industria e Gjakovës duhet të kthehen në promotor të zhvillimit të vendit.

“Pakoja sociale është një ndër prioritet e mija, duke filluar nga sigurimi social e shëndetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të vazhduar me shtesat themelore për fëmijët tanë. Çdo prind duhet t’i gëzojë shtesat e fëmijëve, pavarësisht punon apo nuk punon. Dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të angazhohemi për reforma pensionale, pensionistët e Kosovës meritojnëqë pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në dinjitet. Angazhim tjetër do të jetë ligji për lehonat, sepse nënat tona, motrat tona, gratë tona duhet të shpërblehen dhe të kenë përkujdesjen ligjore gjatë kohës sështatzënisë dhe pas saj.

Qindra familje kosovare kanënevojë për mbështetjen e shtetit. Ne ndihemi krenarë që sot në këto dy vite sa ka qeverisur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, qëFazliu ka qenë këshilltarë në këtëministri, janë 27 mijë njerëz që janë trajtuar për këto dy vite në forma të ndryshme për punësim”, theksoi Limaj. Sekretari i përgjithshëm në Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj,është një njeri që asnjë herë nuk njeh humbje. Por, sipas Sherifit, vetëm edhe një betejë e ka kryetari Limaj, atë për kryeministër.

“Pse Limaj duhet të jetë kryeministër dhe ti fitoj zgjedhjet? Për tri arsye, sepse është njeri që nuk njeh asnjë herë humbje, tëgjithë betejat qëështë përballë deri më tani i ka fituar… Vetëm edhe një i ka mbet, të fitojë betejën për të arritur finalen me Serbinë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Sherifi.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë njëherësh edhe kandidat për deputet, Fazli Hoxha theksoi se janë bashkuar për të dhënë kontributin qëkanë dëshmuar me punën e kësaj partie për çështjesociale. Ai kërkoi nga qytetarët gjakovarë që të jenë tëkujdesshëm, që mos të votojnë ata kandidatë të cilët kanë keqpërdorë votën.

“Ju garantoj se me qeverinë e re, ne do të jemi prezent nëçdo familje të Gjakovës me projekte të ndryshme si mbështetje për rininë”, tha Hoxha. Kjo parti ka prezantuar sonte edhe kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Gjakova, Fazli Hoxha, VioletëDemaj, Edmond Dushi, ErjonaRama dhe Luan Dinaj

Image may contain: 29 people, people standing, crowd and wedding
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: 2 people, people on stage
Image may contain: 3 people, indoor
Image may contain: 14 people, people smiling, people standing, shoes, suit and indoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127475378621204?__xts__[0]=68.ARD_wq6hl0noXjXzN9dst9VcDyXazT6ovzo0_HOanacnxcsOXrt9tl0NsEIDfacrmEnbdTj8cCl6WZXHacYg0-AnM_RNvkr_5d3_LMCSadMJ1fhswzSF9pa5CGVj-c3z9Dxq_1Ir3LMUYsO9nfi6CHAfBVk6VJmzSEcMVthkpr8MtejsfmZuu6jG3BOkRYhQ38YyAnLoaN6gze0naHMNzn16cXmtb_YhlsbOhMdsNsK0VtlcuobQrsP5N75pR3W-WJ73jRXyfI9yZc87XHHoQ8VjDAK3IQwBOQnkVKkqW9mdJCraPq1rpuTczYvMBL-eiS7UGed4yhyTlfaDNSTokng&__tn__=-R

Kryetari Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin”

Kandidati për kryeministër nga kualicioni NISMA/AKR/PD, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Klinë.

Limaj me këtë rast ka prezantuar planin pesë pikësh.

“Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet tona kryesore.”
Ai theksoi se edhe Klina është e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin.”

“Edhe në Klinë pashë gatishmëri dhe entuziazëm për ta mbështetur projektin tonë Bashkë për Shtetin! Jam i bindur që projekti ynë, që ua kemi ofruar qytetarëve është më i miri, sepse ne duam t’i bashkojmë njerëzit me energji pozitive që duan të kontribuojnë për vendin.”

Këtu u prezantua kandidati për deputet nga Klina, Muhamet Gashi.

Image may contain: 4 people, people standing, people sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 27 people, people smiling, people standing and indoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127376608631081?__xts__[0]=68.ARDHcItMt-RJ-LTbkjGeNOvwFRDOiKXV5s1vp3LyGYrmVZfebOEuC7eqCrqChwS2C4kz220M_5UmI9zF4b0inortEJYlY0HlekK9NkuqY-gaaH0CFKtAKvMnDwFBs5SwWkXeMiXUY_2ioon_eYlbETWnVQonuGuj4NoSg2phzMG47YKpBIW33SvianWC2h-N_kDuNi-WJsIKlym3uklcV4uCenV78WLYc3Jr-ujQcyr0hZUADUwa3fFlq3mx7hK829LTN3vZ_bc4nKxiTkr6pe2FkGjmghJCMLp4l5i-WB-AseWrXRjmrhtnrAl1tYkoOtlaluO6rF6qYPO60Jj5Sbo&__tn__=-R

Kryetari Limaj e kërkon votën për kandidatët e NISMA-s në Fushë Kosovë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me strukturat e Nismës në Fushë Kosovë.

Në sallën e mbushur me njerëz, janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Nismës nga kjo komunë.

Limaj foli dhe për shumë çështje tjera, ku ndër të tjera tha se ai ka përvojën e duhur në shumë procese shtet-formuese.

Ai qytetarëve iu kërkoi që të votojnë kandidatët e duhur për deputet, e sipas tij më të mirët janë ata të Nismës duke shtuar se Kuvendi i ardhshëm do të vulosë marrëveshjen me Serbinë.

“Parlamenti që do të zgjedhë Qeverinë që do të drejtojë vendin, do të përcaktojë marrëveshjen me Serbinë. Ata deputetë kanë me çuar dorën për atë marrëveshje. Nga vota e tyre varet ajo çka pritet të vendoset për 100 vjetët e ardhshëm”, tha ai.

Duke përmendur partitë e tjera politike Limaj tha se oferta e duhur për qytetarët janë ata, pasi sipas tij në njërën anë janë ata që gjithë ditën shahen, dhe tjerët që gjithë ditën mashtrojnë.

 “Nuk mund t’i zgjedhin problemet ata që prej mëngjesit deri në darkë shahen mes veti. Kemi një grup njerëzish që gjithë ditën shahen dhe një grup tjetër që gjithë ditën mashtrojnë. Në mesin e këtyre dy grupeve është kjo ofertë e bashkimit dhe afrimit të njerëzve”, tha ai.

Fjalë të mira për Fatmir Limajn pati sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, i cili tha se kandidati i koalicionit të tyre është kandidati që do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij,ai ka të gjitha aftësitë për një gjë të tillë.

Ai tregoi arsyet pse duhet votuar Fatmir Limaj për kryeministër, e ato siç tha, janë sprovat e mëhershme dhe mos shantazhimi i deritanishëm.

 “Kandidati i koalicionit tonë është kandidati i cili do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, sepse është më i miri, më i përgatituri, më i zoti që t’i dalë vendin në situata jashtëzakonisht dramatike”, tha Sherifi.

Ndërkaq, kryetari i Degës së Nisma në Fushë Kosovë, Driton Ademi tha se Nisma do t’i bëjë zgjidhje të gjitha kërkesave të qytetarëve të kësaj komune. “Ne nuk guxojmë që të japim premtime që nuk mundemi të realizojmë, mirëpo unë besoj fuqishëm që Nisma Socialdemokrate është ajo që i plotëson kërkesat dhe i bën zgjidhje qytetarëve të Fushë Kosovës”, tha ai.

Kandidatë për deputetë nga radhët e Nismës në Fushë Kosovë janë Driton Ademi, Lule Berisha, Eqrem Berisha, Arbnore Kelmendi.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127287878639954?__xts__[0]=68.ARCCxjn4aNbgHyxYhAcEMYjPcJqecRshEMT1jTze4xMfLxA616j7OQ0ogiEFhplNPc2okr76NV_WjFgWkSrrVtiSHPoK03wcmK553SMqRf7bQ2hYooe1e0he3_zoJQaIrrGlbGmUMiwLNm_tXm3Nb1qmd9M3QrbdUgmWJyWkST0fEbCRwhC1rG-JySKk-AkTv_fOdb2liUW7v7sRUTDmXNuu4tSNOU3WxBd6FRVksVw892dh65vW9OL3mzhZz-2hl-22Mp1xkSzFWRq-FJIuPxuyiKkhbwcQG_Dg4sNtNYOAAOqAGQte9pbpZm9aRgNucWJarTiS6o4JIaAfyAB9KG4&__tn__=-R
Image may contain: 16 people, people standing, crowd and indoor
Image may contain: 15 people, people standing, crowd and indoor
Image may contain: 3 people, people standing, shoes and outdoor
Image may contain: 3 people, people standing
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, shoes and suit

Drenica në mbështetje të kryetarit Limajt për kryeministër të vendit

Nisma Socialdemokrate degët në Drenas dhe Skenderaj kanë organizuar takime me strukturat dhe aktivistët e tyre.

Në këto takime ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj. Në këto dy tubime është parë mobilzim dhe entuziazëm për të mbështetur kandidaturën e Limajt pë rkryeministër të vendit. Limaj në Drenas dhe Skenderaj tha se fitorja e Nismës është e pandalshme. “Është një entuziazëm anekënd Kosovës për këtë projekt, Nisma Socialdemokrate dhe unë pres nga ju që të këtë entuziazëm të shtrini edhe këtë pjesë e Kosovës. Ne kemi dal në këto zgjedhje për të sjellë dhe jap një mundësi.vendit tonë.

Kjo parti do të fitojë zgjedhjet.Më mirë të kryhet kjo punë më 6 tetor dhe jo të vonohet deri pas 3 vjetësh. Prandaj dilni në krye të fitores. Kërkoj nga ju që të aktivizoheni të gjithë të kaloni terrenin, të komunikoni me qytetarët”, tha ai. Limaj qytetarëve iu kërkoi që të kenë kujdes se kujt po ia japin votën, pasi sipas tij ka deputetë që kanë votuar Gjykatën Speciale e që nuk e meritojnë votën.

E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi theksoi se programi i tyre politik dhe elektoral është më i miri i mundshëm për Kosovën. “Programi ynë politik edhe elektoral është më i miri i mundshëm për periudhën që po kalon Kosova.

Ky program vjen pas qeverisjes së njëpasnjëshme të partive të quajtura të parti të djathta politike. Po e shohim se si e kanë degraduar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë edhe shumë sektorë të tjera”, tha Krasniqi. Kryetari i Degës të Nismës në Drenas, Isa Xhemajli u shpreh se partia e tyre është duke u fuqizuar çdo ditë e më shumë, për këtë ai tha se i ofrojnë qytetarëvekandidatët më të mirë,teksa tha se Kosova ka nevojë për dijen dhe guximin e Fatmir Limajt.

“Për momentin që po kalon vendi jonë ka nevojë për dijen edhe guximin tënd. Këto procese nuk mund të përfundojnë pa prezencën tënde. Pa frymën unifikuese dhe vendosshmërinë tënde. Tipare këto që po iu mungojnë shumë liderëve të skenës sonë politike”, tha ai.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/126976005337808?__xts__[0]=68.ARC3Yr-5mNv2XYc-sWs_fjun7q5nb8dxWaaBcbj9gogi-bjGT8tX75dJtjTsmouQEb5sBqjLJweWNw__7Po7m9Wgdxf9nSbcWlFEgC29JZGo48w7UmgU0mkB5FA19GYnGLuAdXHq1TMf-aSLgDrOnZ2BUBil8FNauT_cfkpzMGvIbT0NP_0TGei971MNfljvLo9ONtIEXsuKzuywZP27D2KrJ9ecsSu6mHFiEfp97EbUNSdiycBZs761yFn6y3iwuH1YdRqB-zkA4NNjcF1jiVq2arYiAumeUkqALtSwqBbc5656nIynlUWZQ2PRxSQztlvXE1ONDXWebrAFpA7Hgy4&__tn__=-R

Live nga Drenasi!

Posted by NISMA Socialdemokrate on Sunday, September 15, 2019
Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and indoor
Image may contain: 25 people, people standing, suit, crowd, wedding and indoor
Image may contain: 1 person, on stage and standing
Image may contain: 2 people, people standing and suit

Kryetari Limaj: Nisma do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar sot se befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit do të jetë koalicioni i tyre në krye me partinë që ai udhëheq.

Limaj gjatë takimit me strukturat e Nismës në Skenderaj edhe një herë iu ka bërë thirrje konkurrentëve të tij për kryeministër që të dalin para qytetarëve për të treguar, siç thotë ai ofertën qytetarëve.

Ai foli edhe për kandidatët e tjerë për kryeministër, teksa tha se nuk duhet të lejohen eksperimente me Kosovën.

“Mos të fshiheni pas partive të dalim në popull dhe të matemi, kush e meriton të qeverisë me Kosovën. Hajde dalim para qytetarëve tonë, të tregojmë çka ne bëjmë nëse e marrim qeverinë e vendit. Ejani t’i japim përgjigje qytetarit të vendit dhe pastaj ai të vendosë për votën. Le ta sheh njerëzit e Kosovës se çfarë përgjigje kemi për tema të ndryshme. Kush jemi ne që nesër do të qeverisim vendin”, tha ai.

Limaj në Skenderaj duke aluduar në partinë e tij, tha se gjërat e mëdha Kosovës i kanë ardhur nga lëvizjet e vogla në dukje, por të mëdha në qëllim, teksa theksoi se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Gara veç sa ka filluar do të shiheni në fund. Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia spektakolare e këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

Kandidati për kryeministër edhe para strukturave në Skenderaj iu paraqiti pesë prioritetet e tyre qeverisëse, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se vetëm Nisma Socialdemokrate do të bëjë të ndihet mirë çdo qytetar, teksa u shpreh optimist se politikat socialdemokrate janë në interesin e çdo qytetari. Ai gjithashtu thuri lavde për kryetarin e partisë, Fatmir Limajn, duke e cilësuar si kandidatin më të mirë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë takim po ashtu u bën të ditur kandidatët për deputete të Nismës në Skenderaj, të cilët janë Sanije Rexha, Xhevdet Smakiqi, Merita Dervishi dhe Astrit Gjinovci, Egzona Muharremi, e për të cilët u kërkua që të votohen masivisht. 

20,829FansaPëlqeje
2,507NdjekësitNdjek
16,600AbonentëAbonohu

Recent Articles

Trending Now