Deklaratë Politike e Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate

Për NISMËN Socialdemokrate procesi i ndërtimit të institucioneve të Kosovës mbi parimet e funksionimit demokratik mbetën në përgjegjësit e partive politike. Për këtë arsye, funksionimi demokratik i vetë partive politike del të jetë si kusht paraprak për ndërtimin e shtetit të se drejtës. Fatkeqësisht, i tërë procesi i themelimit dhe konsolidimit të shumicës së partive politike të Kosovës u kufizua vetëm në disa aspekte procedurale.

Mënyra e funksionimit autoritar në radhët e partive politike, e cila u bart në institucionet e shtetit u shndërrua në pengesë kryesore për ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Privilegjet individuale dhe grupore që krijoi kjo formë e drejtimit të partive dhe shtetit solli situatën më paradoksale që dikush ka mundur ta imagjinojë njëzetë vite më parë. Në vend të krijimit të kushteve për kthimin e të gjithë atyre që ishin dëbuar nga Kosova, varfëria e skajshme e popullit ka krijuar premisat e tilla ku edhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ndërmerr veprime të ndryshme kundërligjore për të siguruar emigrimin jashtë vendit. Kjo është pasojë e mospasjes siguri për një jetë më të dinjitetshme e më të sigurt në Kosovë.

Ne jemi të vetëdijshëm se ndalja e kësaj rrjedhje kombëtare mund të realizohet vetëm përmes krijimit të kushteve ku secili qytetar do ta shohë perspektivën e sigurinë në Kosovë. Për këtë arsye, Nisma Socialdemokrate do të angazhohet me tërë qenien e vet për të favorizuar projektet që krijojnë kushtet për një jetë më të dinjitetshme.

Një angazhim i veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së projekteve që vijnë nga bashkatdhetarët tanë që ndodhen në emigracion, sepse realizimi i projekteve të tyre do të kishte efekte që njëkohësisht të bëhej kthimi i njerëzve që kanë fituar përvoja profesionale dhe intelektuale në shtetet e demokracive perëndimore.

Nisma Socialdemokrate do të kërkojë mbështetje konkrete nga shtetet e Evropës perëndimore dhe SHBA-ve që kthimi i qytetarë tanë të shoqërohet me projekte konkrete, që stimulojnë integrimin dhe hapjen e perspektivave të reja në Kosovë.

Nisma do të hulumtojë dhe gjejë forma të reja të bashkëpunimit në partneritet me vendet e rajonit tonë, sidomos me shtetin shqiptar dhe shtetet fqinje ku jetojnë shqiptarët si dhe do të ndikojë në përshpejtimin e krijimit të tregut të përbashkët kombëtar.

Nisma Socialdemokrate është për dialog e mirëkuptim me të gjitha vendet e rajonit tonë. Jemi edhe për dialog me Serbinë, por më parë partitë politike duhet të arrijnë konsensusin kombëtar për të biseduar dhe arritur marrëveshje më Serbinë si dy vende të barabarta e me njohje reciproke.
Strukturat udhëheqëse politike të Kosovës e kanë për obligim të mbyllin të gjitha plagët e trashëguara nga e kaluara dhe një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm përmes funksionimit mbi vlerat dhe parimet demokratike.

Nisma Socialdemokrate kërkon bashkimin dhe besimin e qytetarëve të Kosovës për t’i bërë ndryshimet demokratike që i duhen vendit tonë.
Për Nismën Socialdemokrate është e papranueshme kur edhe njëzetë vjet pas përfundimit të luftës, pushteti në Serbi nuk i kthen paratë e plaçkitura të Fondit Pensional të Kosovës.
Për Nismën Socialdemokrate, ndërtimi i mirëfilltë i shtetit të së drejtës është bazamenti që garanton hapjen e perspektivave ekonomike në interes të mirëqenies së qytetarëve, edukimin dhe arsimimin e të gjitha niveleve shkollore në përputhje të plotë me të arriturat shkencore dhe pedagogjike të demokracive perëndimore, përkujdesje të tillë shëndetësore ku jeta dhe dinjiteti i njeriut është në qendër të vëmendjes.
Kosova ka nevojë për një arsimim cilësor që fëmijët tanë të pajisen me kulturë, vlera dhe njohuritë më të reja shkencore. E kemi për obligim që gjeneratat e reja t’i aftësojmë të jenë të përgatitura t’u bëjnë ballë sfidave të reja me të cilat do të ballafaqohen në procesin e globalizmit dhe të integrimeve.

NISMA përveç rishikimit profesional që do t’u bëjë politikave fiskale e ekonomike për zhvillimin e vendit, një vëmendje të shtuar do të ketë edhe për politikat e deritashme në procesin e privatizimit, të cilat politika nuk kanë pasur asnjë efekt ose kanë pasur efekte tepër anësore në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në zbutjen e papunësisë në Kosovë.. Papunësia edhe njëzetë vjet pas lufte, si dhe dhjetë vjet pas pavarësisë vazhdon të krijojë probleme të mëdha sociale, si për familjet ashtu edhe për shtetin tonë.

NISMA Socialdemokrate do ta rris buxheti për bujqësi, rritja do të behet rreth 5 % të buxhetit të përgjithshëm (në katër vitet e ardhshme), që është një përmirësim i dukshëm në krahasim me nivelin e tanishëm. Bujqësia me të gjitha sektorët e saj duhet të bëhet segment i fuqishëm i zhvillimit tonë ekonomik.
NISMA Socialdemokrate do të kultivojë frymën e solidaritetit, duke afirmuar unitetin njerëzor jo vetëm mes gjeneratave aktuale. Ky solidaritet dhe afirmim do të shtrihen pandalshëm edhe në gjeneratat që vijnë pas nesh.

Kosovës si pjesë e Evropës angazhohet që ambicien e popullit tonë ta orientoj drejt integrimit sa më të shpejtë në strukturat politike të Bashkimit Evropian. Jemi të bindur se duke e ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke funksionuar atë në përputhje me parimet, transparencën dhe vlerat që janë në themelet e institucioneve politike të Bashkimit Evropian.

NISMA Socialdemokrate me të gjitha strukturat e saja të organizimit do të angazhohen që Kosova më 6 shtator të organizoj e mbaj zgjedhje të lira, të drejta, të ndershme e demokratike! Vetëm zgjedhjet e tilla janë garanci për zhvillim e progres shoqëror e ekonomik.

TË BËHEMI BASHKË PËR SHTETIN!

Deklaratë Politike e Këshillit Kombëtar të NISMËS SocialdemokratePër NISMËN Socialdemokrate procesi i ndërtimit të…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Thursday, September 5, 2019

Kryetari Limaj përkujton heroin e kombit Adrian Krasniqi në 23 vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heroin e kombit Adrian Krasniqi në 23-vjetorin e rënies.

Limaj shkruan se Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës.

“Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

“Sot bëhën 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Gjeneral Adrian Krasniqit, i cili ra heroikisht gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës.

Adrian Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për trimërinë dhe përkushtimin e treguar në luftën çlirimtare, deri në flijim për lirinë e Kosovës

Lavdi jetës dhe veprës të heroit, Adrian Krasniqit!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”FL

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përkujton heroin e kombit Adrian Krasniqi në 23-vjetorin e…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Friday, October 16, 2020

Ministri Krasniqi, vizitë bizneseve, sheh nga afër zbatimin e masave anti-COVID

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me kryeinspektorin Lulzim Syla kanë vizituar disa biznese për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID 19, si dhe me sfidat me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë.

Ministri ka kërkuar nga bizneset të tregohen të kujdesshme në këtë zbatimin e masave.

 “Ne dolëm nga afër për të parë se sa po respektohen këto masa nga bizneset tona. Ne kemi rritur inspektimet në tërë vendin dhe në tërë komunat. Pas heqjes totale të masave dhe pas kthimit të tyre ka qenë një vështirësi me të cilën inspektorati jonë është përball. Ka pasur problem, janë shqiptuar edhe gjoba, por tani ajo që po shohim është se inspektorët kanë bërë një punë të madhe”, ka deklaruar ministri.

Ministri Krasniqi është interesuar edhe për cilësinë e ushqimit në veçanti për produktet e qumështit pas ankesave që kam marrë nga shoqata të ndryshme të kësaj fushë.

“Disa takime që i kam pasur me shoqata të ndryshme kanë shprehur shqetësimet e tyre për cilësinë e disa produkteve të importuara prandaj ne jemi këtu bashkë me ekspertë të fushave  për të parë cilësinë dhe sasinë. Kemi thënë në fillim që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor dhe ajo e konsumatorit dhe ne po bëjmë çmos që t’i mbrojmë prodhuesit tone”,  është shprehur ministri Krasniqi.

Ministri është shprehur i kënaqur me të gjitha masat si dhe me renditjen e ushqimeve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Img
Img
Img
Img
Img

Banka Botërore mbështet ministrin Reçica për reformat e ndërmarra

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e krijuar ekonomike dhe sociale në vendin tonë, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Reçica e ka njoftuar drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovës për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe ka marrë përkrahjen e plotë nga ai.

Gjatë këtij takimi virtual, ministri Reçica e ka falënderuar drejtorin e ri të BB-së, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë.

Ministri Krasniqi vizitoi pikat e derivateve: Mbrojtja e konsumatorëve top prioritet i imi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me Inspektoratin e Tregut të kësaj ministrie dhe Agjencinë e Metrologjisë, ka vizituar një pikë të derivateve, ku janë marrë mostra për matjen e sasisë dhe verifikimin e cilësisë.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se kjo vizitë po bëhet për arsye të mbrojtjes së konsumatorit, duke vlerësuar se produktet që blihen duhet të jenë me standarde evropiane.

Krasniqi theksoi se marrja e mostrave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por edhe në produkte tjera.

“Ne ishim në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marrë mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë. Mostra të tilla do të vazhdojmë të marrin edhe në ditët në vazhdim dhe njëkohësisht Inspektorati i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë do t’i shtojnë mostrat, duke i dyfishuar dhe kjo gjithmonë duke pasur për bazë mbrojtjen e konsumatorit, që është njëra ndër top prioritetet e mia”, tha ministri Krasniqi.

Ministri tha se arsyeja e vizitës ishte për t’i siguruar qytetarët se janë duke u zbatuar ligjet dhe standardet, por sipas tij, edhe ndihma ndaj bizneseve dhe prodhuesve vendorë do të jenë paralelisht të rëndësishme.

“Unë sot isha personalisht, për t’i siguruar qytetarët e Kosovës që jemi këtu për t’i zbatuar ligjet dhe për t’iu siguruar cilësi të derivateve dhe po ashtu edhe në sasi. Gjithashtu do të inspektojmë edhe artikuj të tjerë, për t’i siguruar konsumatorët se tregu ynë iu ofron produkte sipas standardeve. Po ashtu mbështetja e bizneseve dhe prodhuesve vendorë do të jenë paralelisht të rëndësishme dhe do të punojmë shumë që ta fuqizojmë biznesin dhe prodhuesin vendor”, tha Krasniqi.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë gjithherë në mbështetje të bizneseve.

Img
Img
Img
Img
Img

NISMA: Ata që rrahin gjoks se “janë njerëz të fjalës”, vazhduan me joshje dhe presion ndaj anëtarëve tanë për të na dëmtuar

NISMA Socialdemokrate ka lëshuar një komunikatë për media, ku thekson se që nga themelimi i saj janë ballafaquar me ndërskëmbësa, fushatë shpifjesh, intrigash dhe joshjes.

“Duke e vënë në rend të parë interesin shtetëror, NISMA Socialdemokrate i tejkaloi të gjitha ndërskëmbësat që na i vunë gjatë rrugëtimit tonë dhe zbatoi politikën e harmonizimit të qëndrimeve në interes të Kosovës. Fatkeqësisht nga partnerët politikë të cilëve u ofruam mbështetje dhe ata që e kanë gojën plot premtime se “janë njerëz që e mbajnë fjalën”, për asnjë çast nuk i ndërprenë veprimet e tyre kundër nesh! Përkundrazi, në të gjitha rastet që u është dhënë mundësia, ata janë përpjekur ta dëmtojnë NISMËN Socialdemokrate. Përpjekjeve për shkatërrimin e zërit të votuesve të NISMËS Socialdemokrate iu shtuan edhe forca të reja politike, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Përkundër të gjitha metodave që u përdorën për të na lënë jashtë Kuvendit të Kosovës, ngadhënjeu vullneti i pathyeshëm i anëtarëve dhe i simpatizantëve të NISMËS”, thuhet në njoftimin e NISMA-s.

NISMA tutje ka theksuar se në këto momente të vështira për shtetin tonë, kur na duhet uniteti, ata që rrahin gjoks se “janë njerëz të fjalës” vazhduan me joshje të anëtarëve tanë dhe forma të tjera të presionit, vetëm e vetëm që të dëmtojnë NISMËN Socialdemokrate!

Komunikata e plotë e NISMA-s:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe votues të Nismës Socialdemokrate;
Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Që nga iniciativa për themelimin e NISMËS Socialdemokrate, ne jemi ballafaquar me përpjekjet e vazhdueshme që të minohet krijimi i kësaj force të re politike. Këto përpjekje dashakeqe morën përmasa shumë më të mëdha gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2014. Gjatë kohës kur të gjithë dalin në fushatë për të bindur elektoratin për programet e tyre, një fushatë e paparë deri atëherë filloi kundër nesh, me qëllim që të pamundësonin përfaqësimin e votuesve të NISMËS Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët dhe simpatizantët e partisë sonë e përjetuan shumë rëndë këtë fushatë shpifjesh, intrigash dhe joshjesh që përdoreshin kundër nesh, sepse vinte kryesisht nga njerëz me të cilët kemi pasur një të kaluar të përbashkët. Sidoqoftë, askush nuk mundi ta ndalë vullnetin e dhjetëra mijëra votuesve që u mobilizuan për të ngadhënjyer mbi intrigantët dhe shpifësit: NISMA Socialdemokrate atëherë (NISMA për Kosovën) u bë pjesë e Kuvendit të Kosovës!

Duke e vënë në rend të parë interesin shtetëror, NISMA Socialdemokrate i tejkaloi të gjitha ndërskëmbësat që na i vunë gjatë rrugëtimit tonë dhe zbatoi politikën e harmonizimit të qëndrimeve në interes të Kosovës. Fatkeqësisht nga partnerët politikë të cilëve u ofruam mbështetje dhe ata që e kanë gojën plot premtime se “janë njerëz që e mbajnë fjalën”, për asnjë çast nuk i ndërprenë veprimet e tyre kundër nesh! Përkundrazi, në të gjitha rastet që u është dhënë mundësia, ata janë përpjekur ta dëmtojnë NISMËN Socialdemokrate. Përpjekjeve për shkatërrimin e zërit të votuesve të NISMËS Socialdemokrate iu shtuan edhe forca të reja politike, sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Përkundër të gjitha metodave që u përdorën për të na lënë jashtë Kuvendit të Kosovës, ngadhënjeu vullneti i pathyeshëm i anëtarëve dhe i simpatizantëve të NISMËS.

Duke parë kontekstin historik nëpër të cilin kalon vendi ynë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet Kosova, NISMA Socialdemokrate doli me qëndrim për harmonizimin e qëndrimeve dhe bashkërenditjen e veprimeve në funksion të përballjes me padrejtësitë ndaj luftës së drejtë të UÇK-së. Dhe pikërisht në këto momente të vështira për shtetin tonë, kur na duhet uniteti, ata që rrahin gjoks se “janë njerëz të fjalës” vazhduan me joshje të anëtarëve tanë dhe forma të tjera të presionit, vetëm e vetëm që të dëmtojnë NISMËN Socialdemokrate!

E dimë se në të gjitha partitë politike ka njerëz lakmitarë që interesat e veta i vënë jo vetëm mbi partinë, por edhe mbi interesat e kombit dhe ato të shtetit. Dhe të tillët e tregojnë fytyrën e vërtetë në momentet më kritike.
Sidoqoftë, ne nuk do të ndryshojmë orientimin tonë politik për të vënë në rend të parë interesat e vendit dhe kemi bindjen e plotë që kjo gjë mund të realizohet edhe më mirë pa ata që vënë interesin e tyre personal në rend të parë. Jemi të sigurt se të gjitha përpjekjet dashakeqe kundër nesh do të dështojnë, sepse vullneti i anëtarëve, i simpatizantëve dhe i strukturave udhëheqëse të NISMËS Socialdemokrate është shumë më i madh se lakmitë dhe intrigat e dikujt tjetër!

KOMUNIKATË Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe votues të Nismës Socialdemokrate;Të nderuar qytetarë të Kosovës,…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Friday, July 10, 2020

Ministri Krasniqi viziton Zonën Ekonomike në Qylagë të Lipjanit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Zonën Ekonomike në Qylagë të Lipjanit, respektivisht Parkun Industrial për të parë se si janë duke u zhvilluar punimet.

Ministri Krasniqi tha se zona të tilla janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendin tonë, ku investimet në këtë projekt kapin vlerën prej 2.3 milionë eurosh, e që përfshin një sipërfaqe prej 25 hektarësh.

“Ne, sot kemi ardhur në Zonën Ekonomike, këtu në Qylagë të Lipjanit, për të parë nga afër punimet e kësaj zone se deri në cilën fazë kanë arritur këto punime. Duke pasur parasysh situatën e shkaktuar nga pandemia, megjithatë operatori ekonomik u zotua se do t’i kryejë punimet  sipas planit dinamik të paraparë në kushtet e kontratës, e që deri në fund të këtij viti do të kryhen të gjitha punët e parapara”, u shpreh ministri Krasniqi, duke shtuar se nga ajo që pamë sot këtu jemi të kënaqur me punimet dhe duhet të them se është një zonë shumë e rëndësishme për këtë lokalitet dhe në përgjithësi për ekonominë e vendin tonë.

Po ashtu, ministri potencoi faktin se faza e parë e këtij projekti përfshin 10 hektarë, në vlerë prej 560 mijë eurosh dhe që jemi në bashkëfinancim edhe me Komunën e Lipjanit, e cila do të participojë me 50 mijë euro.

Sipas ministri Krasniqi deri në fund të këtij viti do të finalizohet një pjesë e këtij projekti, në mënyrë që t’i ftojnë bizneset për të aplikuar.

Ministri bëri të ditur se zona ekonomike në fjalë shtrihet në një pjesë mjaft strategjike të vendit, ku është vetëm 8 km larg nga Aeroportit “Adem Jashari” dhe vetëm 22 km nga Prishtina.

Ndërsa, pronari i kompanisë së kontraktuar për këtë projekt, Agim Morina, tha se punimet do të përfundojnë sipas planit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, në vitin 2016, kanë filluar investimet e para në ndërtimin e infrastrukturës fizike: ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimi i kanalizimit, punët e ujësjellësit, gërmimi i platosë për hapësira të bizneseve, duke filluar me nivelimin e terrenit.

Ministri Vesel Krasniqi e priti në takim ministrin Enis Kervan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, me bashkëpunëtorë, ku diskutuan për temat me interes të përbashkët në mes këtyre dy ministrive.

Fillimisht, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan për fushat që i mbulon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si dhe për objektivat që i ka paraparë për të ardhmen.

Po ashtu, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan edhe për masat e ndërmarra të MTI-së, në kuadër të masave të reja të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan foli për mundësitë e koordinimit dhe të bashkëveprimit institucional në mes të dy ministrive për fushat me interes të përgjithshëm publik.

Të dy ministrat u zotuan se do t’i bashkërendojnë aktivitete në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe njëkohësisht do t’i koordinojnë edhe aktivitetet e fushave me interes ekonomik për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Reçica: ALLED 2, projekti që po mbështet dhe përgatit të rinjtë për tregun e punës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim, Gunther Zimmer, udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA), për të diskutuar rreth ecurisë së projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

“Projekti ALLLED 2” po vazhdon të ndihmojë zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional në vendin tonë, gjithnjë në funksion të mbështetjes së të rinjve tanë, për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri Reçica e ka falënderuar udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të ADA-së, Gunther Zimmer për gjithë kontributin e tij dhe qeverisë austriake që ndër vite ka dhënë për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Reçica ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së për të vazhduar bashkëpunimin rreth projekteve me interes të përbashkët.​

Formohet Trupa koordinuese e inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

Në takimi ishin: Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës; Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Adonis Tahiri, koordinator i inspektorateve komunale; Ekrem Kastrati, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës; Blerim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut;  si dhe Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri, Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi, i cili ka rezultuar si rrjedhojë e takimit të mëhershëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe inspektorateve komunale për të koordinuar inspektimet në terren.

“Rritja e numrit të inspektimeve kërkon edhe rritje të numrit të inspektorëve dhe se ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjithë hapat për të mundësuar rritjen e inspektorëve për të zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid-19”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai më tej ka kërkuar nga të pranishmit që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të koordinuar dhe mobilizuar tërë kapacitetet inspektuese në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik në rend të parë dhe njëkohësisht t’i informojmë edhe bizneset për masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Krasniqi u premtoi se do të shikohen mundësitë e pagesave shtesë në kuadër të kodit të veçantë, që e ka ndarë Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë.

Në fund të takimit u dakorduan të gjithë përfaqësuesit e këtyre mekanizmave inspektues që të formojnë Trupën Koordinuese të Inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë, të kryesuar nga Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, ministri Krasniqi kërkoi nga kjo trupë që të kenë takime të përditshme koordinuese për inspektime në të gjitha rajonet e Kosovës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.

Ministri Reçica dhe Ambasadori Kosnett flasin për gjendjen e COVID-19 në Kosovë

Ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka realizuar një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, z. Philip Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e COVID-19 në Kosovë dhe implementimin e masave fiskale në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica dhe Ambasadorin Kosnett janë pajtuar që situata me COVID-19 është vështirësuar në muajin e fundit dhe konsideruan se qytetarët duhet të respektojnë masat e marra nga Qeveria, si dhe të përdorin pajisjet mbrojtëse, me qëllim që të mbrojnë njëri-tjetrin.

Gjithashtu, ministri Reçica e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett për prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Reformat të cilat do të vijojnë t’i realizojnë në këtë mandat.

Ndërkohë, Ambasadori Kosnett shprehu synimin e qeverisë amerikane që të vazhdohet mbështetja e institucioneve të Kosovës në luftën kundër pandemisë, duke vënë theks për llogaridhënie nga institucionet qeveritare, partitë politike dhe qytetarët e rëndomë që të bëjnë pjesën e tyre.

Në fund, ministri Reçica e ka falënderuar Ambasadorin Kosnett për gjithçka që SHBA-të kanë bërë dhe janë duke bërë në konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Sot, realizuam një takim online me Ambasadorin e SHBA-së, z. Philip Kosnett, me të cilin diskutuam lidhur me gjendjen e…

Posted by Skender Reçica on Thursday, July 2, 2020

20,829FansaPëlqeje
2,395NdjekësitNdjek
16,600AbonentëAbonohu

Recent Articles

Trending Now