Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, me bashkëpunëtorë, ku diskutuan për temat me interes të përbashkët në mes këtyre dy ministrive.

Fillimisht, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan për fushat që i mbulon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si dhe për objektivat që i ka paraparë për të ardhmen.

Po ashtu, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan edhe për masat e ndërmarra të MTI-së, në kuadër të masave të reja të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan foli për mundësitë e koordinimit dhe të bashkëveprimit institucional në mes të dy ministrive për fushat me interes të përgjithshëm publik.

Të dy ministrat u zotuan se do t’i bashkërendojnë aktivitete në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe njëkohësisht do t’i koordinojnë edhe aktivitetet e fushave me interes ekonomik për zhvillimin e ekonomisë së vendit.