Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gunduz i cili ishte i shoqëruar me disa biznesmen.
Ministri Krasniqi ka treguar se gjatë taimit e falënderova për vizitën dhe e njoftova për kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj, poashtu e informova se Ligji për Investime Strategjike krijon shumë lehtësira për investitorët e huaj, duke ua siguruar pronën për investim dhe shumë mundësi tjera.
Më poshtë e keni të plotë postimin e ministrit Krasniqi:
Sot prita në takim z.Recep Gunduz, koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa me disa biznesmen.
E falënderova për vizitën dhe e njoftova për kushtet që i ofron Kosova për investitorët e huaj. E informova se Ligji për Investime Strategjike krijon shumë lehtësira për investitorët e huaj, duke ua siguruar pronën për investim dhe shumë mundësi tjera.
Po ashtu në takim diskutuam për bashkëpunimin që ka Republika e Kosovës me Turqinë, e sidomos në aspektin ekonomik.
V.K