Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.

Kryetari Limaj thotë së kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë.
“Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.

Postimi i plotë i kryetarit Limaj:

Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.

Kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë.

Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe.

Me vet mënyrën se si kjo zyrë e publikoi këtë aktakuzë të pakonfirmuar, tregon qartë se këtu kemi të bëjmë me ndjekje politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

Dëshmia më e mirë për këtë është deklarata e sotme në kundërshtim të plotë me ligjin.