Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar komunitetin egjiptian në Kosovë me rastin e 24 qershorit, ditën nacionale të këtij komuniteti.

Kryetari Limaj më tutje ka shkruar se komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i kryetarit Limaj:

Të gjithë komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën nacionale të këtij komuniteti.
Uroj përfaqësuesin e këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, deputetin Veton Berisha për këtë ditë të shënuar.

Komuniteti egjiptian janë vlerë e shtuar e Republikës së Kosovës, i jep kuptim lirisë dhe bashkëjetesës në vendin tonë.

Ky komunitet do ta ketë mbështetjen e plotë në gjithë iniciativat nga ana e institucioneve të Kosovës, për ta bërë një Kosovë sa më të mirë, më humane dhe të barabartë.

Të gjithë komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën nacionale të këtij komuniteti.Uroj…

Posted by Fatmir Limaj on Wednesday, June 24, 2020