Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj iu ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve tanë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e Aeroportit nga 28 qershori.

Kryetari Limaj shkruan se Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë.

“Stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën tonë, e cila është̈ pjesë e pandashme e jona”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.

Postimi i plotë i kryetarit Limaj:

Mirë se vini bashkatdhetarë!

Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë.

Nga 28 qershori do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke respektuar udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën tonë, e cila është̈ pjesë e pandashme e jona!

Mirë se vini bashkatdhetarë!Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por…

Posted by Fatmir Limaj on Tuesday, June 23, 2020