Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet parlamentare serbe.

Kryetari Limaj ka thënë se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera kryetari Limaj.

Më tej ai ka shkruar se tashti zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur.

“Urime Luginë për këtë arritje të madhe!”.