Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj u ka uruar punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga partia e tij dhe të emëruar nga qeveria e Kosovës.

Kryetari Limaj me anë të një postimi në facebook, ka thënë se Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri.

Postimi i tij i plotë:

Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma Socialdemokrate dhe të emëruar nga kryeministri Hoti: Valdete Dushica-Bajrami, zv/ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë.

Ju priftë e mbara!

Ju uroj punë të mbarë në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, zëvendësministrave të propozuar nga Nisma…

Posted by Fatmir Limaj on Friday, June 19, 2020