Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit të Nismas, Albert Krasniqi, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht.

Kryetari Limaj ka thënë se Krasniqi ishte aktivist i jashtëzakonshëm i Nismës, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

“Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij. Dritë të pastë shpirti, Albert!”, ka shkruar kryetari Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.