Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak.

Pas takimit kryetari Limaj ka thënë se më shumë kanë qenë takime njoftuese.

“Lajçak shpalosi idenë e tij dhe angazhimin për dialog Kosovë- Serbi si dhe krijimin e parakushteve për dialog”, tha kryetari Limaj.

Ai ka thënë se tani do të ketë takime të rregullta mes Prishtinës dhe Brukselit.

Poashtu Limaj ka thënë se ka kërkuar nga Lajçak të angazhohet nga kapaciteti i tij për liberalizimin e vizave.

Sot pata kënaqësinë të zhvillojmë një takim me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë –…

Posted by Fatmir Limaj on Wednesday, June 17, 2020