Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas tubimit të sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në “Facebook”, se jeta dhe shëndeti i liderit dhe funksionarëve të VV-së vlejnë më shumë se jeta e qytetarëve të tjerë, qofshin ata edhe militantë të VV-së!

“Gjatë periudhës kur ishin në pushtet, qoftë edhe si “Qeveri në Detyrë”, Albin Kurti dhe udhëheqësit e tjerë të VV-së aplikuan rekomandimet e OBSH-së, madje edhe në rastet kur militantët e tyre duhej të protestonin duke shënjuar në rrugë shenjat e distancës së nevojshme ndërmjet protestuesve.
Por, nga momenti kur nuk janë në pushtet, VV-ja ndryshoi logjikën e matjes: protestat dolën në rend të parë në krahasim me mbrojtjen e popullsisë nga COVID-19”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postim i plotë i sekretarit Sherifi:

Matja e dyfishtë me kut të dyfishtë nga ana e VV-së në rastin e pandemisë! E drejta për manifestim është e drejtë e patjetërsueshme në sistemet politike demokratike. Mirëpo, përpara rrezikut që i kanoset njerëzimit nga virusi COVID-19, të gjitha shoqëritë e demokracive perëndimore kanë ndërmarrë masat e nevojshme që të shmangin mundësinë e përhapjes së virusit. Me sugjerim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë “distanca fizike” prej 2 metra u pa si mjet i domosdoshëm për të zvogëluar gjasat e infektimit me këtë virus.

Gjatë periudhës kur ishin në pushtet, qoftë edhe si “Qeveri në Detyrë”, Albin Kurti dhe udhëheqësit e tjerë të VV-së aplikuan rekomandimet e OBSH-së, madje edhe në rastet kur militantët e tyre duhej të protestonin duke shënjuar në rrugë shenjat e distancës së nevojshme ndërmjet protestuesve.
Por, nga momenti kur nuk janë në pushtet, VV-ja ndryshoi logjikën e matjes: protestat dolën në rend të parë në krahasim me mbrojtjen e popullsisë nga COVID-19!

Mirëpo, përveç kësaj matjeje me kut të dyfishtë, VV-ja aplikoi edhe një kut të dyfishtë për vlerën e jetës së njeriut! Sipas kësaj logjike të dytë të dyfishtë, jeta dhe shëndeti i liderit dhe funksionarëve të VV-së vlejn më shumë se jeta e qytetarëve të tjerë, qofshin ata edhe militantë të VV-së. Kjo dëshmohet me masat që u zbatuan për të siguruar distancën e domosdoshme të njerëzve që janë në krye të VV-së, në krahasim me popullin protestues!

Duke parë këtë logjikë djallëzore, nuk mund të përjashtohet mundësia që mosrespektimi i distancës ka qenë strategji e qëllimshme për të akuzuar qeverinë e re si përgjegjëse për rritjen eventuale të numrit të njerëzve të infektuar nga COVID-19!

Jeta dhe shëndeti i liderit dhe funksionarëve të VV-së vlejnë më shumë se jeta e qytetarëve të tjerë, qofshin ata edhe…

Posted by Bilall Sherifi on Friday, June 12, 2020