Zv.kryeministrja Albulena Balaj – Halimi ka thënë se kur ajo ka hyrë në zyrën e saj në Qeveri, pasi e ka marrë detyrën, nuk e ka gjetur asnjë simbol të Kosovës.

“Kur kam hyrë në zyrën time, s’ka pasur flamur as Deklaratë të Pavarësisë. Dikush i ka hequr këto nga zyrat”, ka thënë ajo.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka kërkuar Balajt që të tregojë se a është vendosur në zyrën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, apo të ish-zv.kryeministrit Haki Abazi.

“Ju lutem ta specifikoni se zyrën e kujt e keni gjetur të zhveshur nga simbolet e institucioneve”, ka thënë Krasniqi.

Zv.kryeministrja ka thënë se nuk e di se zyrën e cilit ish-zëvendësministër e ka zënë, megjithatë përsërit se ajo s’ka pasur flamur.

“Kur kam hyrë në Qeveri kam parë zyra të . Nuk e di cilën zyrë e kam, kush e ka pasur më herët. Administrata mund të ju informojë”, ka thënë Balaj-Halimi.