Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me Inspektoratin e Tregut të kësaj ministrie dhe Agjencinë e Metrologjisë, ka vizituar një pikë të derivateve, ku janë marrë mostra për matjen e sasisë dhe verifikimin e cilësisë.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se kjo vizitë po bëhet për arsye të mbrojtjes së konsumatorit, duke vlerësuar se produktet që blihen duhet të jenë me standarde evropiane.

Krasniqi theksoi se marrja e mostrave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, por edhe në produkte tjera.

Sot ishim në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë̈ dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë…

Posted by Vesel Krasniqi on Thursday, June 11, 2020