Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e saj me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e degëve. Kryetari Fatmir Limaj, ka folur për objektivat e Qeverisë së re të Kosovës ku bën pjesë edhe Nisma Socialdemokrate.

Kreu i Nismës ka veçuar dy objektiva të kësaj qeverie siç është rimëkëmbja e ekonomisë dhe përmbyllja e dialogut me Serbinë. “Angazhimi ynë mision historik do të jetë përmbyllja e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke si dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas situatës së krijuar me COVID 19.

Poashtu objektive tjetër do të jetë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai. Lideri i Nismës ka thënë se sa herë që Kosova ka qenë e sinkronizuar me ShBA-të dhe miqtë evropian asnjëherë nuk i ka rënë keq duke shtuar se nuk do të ketë as shkëmbim të territoreve dhe as ndarje të Kosovës.

Më tutje, Limaj ka thënë se Qeveria e ka për detyre me zbehë polarizimin që ka bërë qeveria e kaluar në shoqërinë kosovare dhe me rikthy në normalitet situatën. “Një nga qëndrimet tona gjatë fushatës zgjedhore ka qenë se është luks për Kosovën me iu dhënë drejtimin e shtetit njerëzve të papërvoje, ky ka qenë minimumi i arsyes.

Orientimi i qeverisjes së kaluar ka qenë orientim negativ. Forma tjetër e qeverisjes destruktive është injorimi i ligjit dhe krejt asaj që ka ndodhë më herët duke gjetur rrugën më të lehtë përmes vendimeve administrative të pambështetura në ligj për të arrite objektivat politike.

Qeveritë e tilla janë autoritare. I përmenda këto për të treguar se kemi pasur një qeverisje me vendime populiste, por me pasoja për vendin”, ka shtuar Limaj. Ai ka kërkuar nga kryetarët e degëve që pasi të mbylljet pandemia me COVID 19 t’u rikthehen aktiviteteve partiake nëpër komunat e tyre përkatëse.

Momente nga mbledhja e Kryesisë së Nismës Socialdemokrate me kryetarët e degëve.

Posted by NISMA Socialdemokrate on Thursday, June 11, 2020