Me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me bashkëpunëtorë sot vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai theksoi se sot gjëja më e shtrenjtë është jeta e njeriut, andaj edhe kërkohet të ketë vendi ushqime të sigurta dhe cilësore për shëndetin e njeriut.

“Fokusi do të jetë infrastruktura ligjore për të ngritur cilësinë në fushën e ushqimit dhe në fusha të tjera”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci, theksoi se vet pjesëmarrja e ministrit tregon përkrahje institucionale, teksa garantoi përkushtimin për produkte ushqimore cilësore dhe rritje të përmirësimit të cilësisë së ushqimeve.

Ministri ka parë për së afërmi edhe laboratorin e ushqimit.

Sot shënuam Ditën Botërore të Akreditimit me disa aktivitete bashkë me stafin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë…

Posted by Vesel Krasniqi on Tuesday, June 9, 2020