Kandidati për kryeministër i koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes Kurilla në Prizren, para të cilëve ka theksuar se vota për numrin 122 është votë për të ardhmen e vendit.

“Projekti ynë Bashkë për Shtetin është projekt që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit. Lagjet si Kurilla dhe Prizreni në përgjithësi janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj.

Banorët e kësaj lagjeje, Limaj i ka ftuar që të mos votojnë për inate të askujt, por t’i votojnë njerëzit e dëshmuar.

“NISMA Socialdemokrate ia ka ofruar Prizrenit dhe Kosovës kandidatët më të mirë për deputetë të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Limaj.

Image may contain: 6 people, people standing, crowd and outdoor
Image may contain: 3 people, crowd and indoor
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing
Image may contain: 4 people, indoor