Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me strukturat e Rinisë së Nismës në Prishtinë.

“Mobilizim dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm i Rinisë së Nismës Socialdemokrate dhe strukturave të Nismës në kryeqytet. Kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëbisedoja me ta dhe ta shpalosja para tyre projektin tonë Bashkë për Shtetin! Djem e vajza anembanë vendit po i bashkohen këtij projekti sepse është projekt që i adreson më së miri nevojat e të rinjve”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se rinia në Kosovë s’ka nevojë për gjuhë helmuese as përçarje.

“Djemtë e vajzat tona duhet treguar si duhet bërë punë të mira e dashur vendin. Ka ardhur koha që djemtë dhe vajzat e këtij vendi ta marrin në duar shtetndërtimin dhe ta çojnë në një nivel tjetër të zhvillimit të vendit”, ka theksuar Limaj.

Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Image may contain: 3 people, crowd
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 14 people, people smiling, people standing