Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka vazhduar të martën fushatën elektorale në Lipjan.

Limaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Edhe Lipjani i bashkohet fitores së Nismës.

“Lipjani sonte me prezencën e tyre madhështore iu bashkua fitores së Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 6 tetorit. Lipjanit dhe Kosovës ia kemi ofruar kandidatët më të mirë për deputetë të cilët meritojnë mbështetje dhe të cilët janë garanca më e mirë se do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Limaj.

“Bashkë për Shtetin sepse është thirrje e qytetarëve për t’u bërë bashkë e për t’i bërë krenar për shtetin ku jetojnë. Është shumë e rëndësishme që më 6 tetor të fitoj shteti i Kosovës dhe jo individi”, ka shkruar Limaj.

Image may contain: 1 person, on stage and standing
Image may contain: 14 people, people smiling, people standing, crowd, wedding and indoor
Image may contain: one or more people, people on stage and indoor
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 1 person, smiling
Image may contain: 4 people, crowd and indoor
Image may contain: 6 people, people smiling
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 6 people, people smiling, people standing
Image may contain: one or more people and people standing