Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, tha sot në Drenas se ka grupe të njerëzve që qytetarët e kësaj komune i shohin si mall.

Limaj tha se ky grup i njerëzve tash e 10 vite premtojnë, shantazhojnë dhe mashtrojnë njerëzit, por që sipas tij, ata kanë marrë fund.

“Sot fatkeqësisht ka grupe këtu që vazhdojnë qytetarin e Drenasit e shohin si mall, mall që mundet me e qit në pazar kush jep çmim më të madh. Ata njerëz kur ia bëjnë vendlindjes së vet kështu, çka i bëjnë ata Kosovës. Dalin e premtojnë, mashtrojnë, e shantazhojnë e çka nuk bëjnë që 10 vite, nuk lanë metodë pa përdorur veç me ia marr vullnetin qytetarëve…porosia ime për ta është, o pasha Zoti nuk mund të shpëtoni, nuk mund të shpëtoni se kjo punë ka marr fund, jeni lodh, shkoni në shtëpi, pushoni, leni njerëzit lirshëm të dalin ta shprehin vullnetin e tyre”, tha ai.

Limaj tha se do të vazhdojnë të punojnë fuqishëm që edhe Drenasit t’i japin mundësi të mendimit ndryshe, dhe sipas tij nuk është larg dita kur Nisma do të qeverisë me këtë komunë.

“Emisarët e tillë t’u shëtit gjithë natën për të kërcënuar, shantazhuar njerëz, mbylluani dyert, ata janë duke bërë përpjekjet e fundit për veten e tyre, ata kanë shkuar ju jeni duke ardhur, ata janë duke ikur e ju jeni duke ardhur”, tha Limaj.

Kurse, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,Jakup Krasniqi, është shprehur i bindur se partia pjesë e të cilës është, ofron kandidatin më të mirë për kryeministër të vendit.

“Sot Drenicës, Drenasit, gjithë Kosovës i duhet udhëheqës qeveritar, lider i shtetit që e ndërton së bashku me qytetarët dhe për qytetarët shtetin e së drejtës. Kur them këtë, kam parasysh që ju e dini që unë i njoh të gjithë kandidatët që po garojnë, i njoh kualitetet e tyre edhe politike, profesionale, bindja ime është që kandidati i Nismës është kandidati më kompetent për të qeverisur me vendin”, tha ai.

Krasniqi tha se kushtet shoqërore dhe ekonomike që dominojnë në Drenicë dhe në Kosovë tregojnë se shteti duhet të drejtohet nga parimet e socialdemokracisë.

Ai tha se vendit i duhet një klasë politike që e mundësojnë shtetin e së drejtës, ofrojnë një arsim më cilësor, një shtet tëjetueshëm për të gjithë qytetarët e vendit.

Kryetari i degës sëNismas në Drenas, Isa Xhemajlaj, tha se ka shumë persona që po duan të blejnë vota, por sipas tij, ata duhet ta dinë se Drenica as nuk shitet e as nuk blihet.

“Tani jemi në një fazë kur vendit i duhet zhvillim ekonomik, nuk kemi nevojë më të kapim armët, nuk kemi nevojë t’i kërcënojmë njerëzit, nuk kemi nevojë t’i frikësojmë ata. Ka ardhur koha e luftës për zhvillim ekonomik. Luftës për zhvillim ekonomik nuk i duhen as njerëz të paditur, e aq më pak injorant dhe egoistë të cilët fatkeqësisht këto 10 vite po e kullosin këtë vend”, tha ai.

Ai ka premtuar se nëse bëhet deputet, 150 euro të pagës do t’i ndajë për një studentët nga Drenasi

Image may contain: 16 people, people smiling, crowd and indoor
Image may contain: 2 people, crowd and indoor
Image may contain: 4 people
Image may contain: 2 people, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 2 people, suit
Image may contain: 3 people, suit
Image may contain: 4 people, suit
Image may contain: 3 people, suit
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 2 people, people standing, wedding and indoor