Një grup i biznesmenëve dhe afaristëve që veprojnë në diasporë janë bërë pjesë e familjes së Nismës Socialdemokrate.

Kastriot Kryeziu, Adil Suteri, afaristë nga diaspora dhe Besian Kryeziu, Fatmir Kryeziu afaristë nga Kamenica kanë zyrtarizuar aderimin në NISMA, duke u bërë Bashkë për Shtetin.

Ata janë mirëpritur nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili u ka uruar mirëseardhje dhe i ka falenderuar ata për besimin e dhënë.

Limaj ka thënë se bashkë me ta, dhe me të gjithë ata që po i bashkohen Nismës Socialdemokrate, do ta udhëheqin Kosovën në mënyrën e merituar.

Nisma Socialdemokrate është shndërruar në adresën kryesore të diasporës, asaj i janë bashkuar figura të rëndësishmë që veprojnë jashtë Kosove.

Bekim Brestovci është biznesmeni nga diaspora që është edhe kanididatë për deputet, ndërsa së fundmi në NISMA janë bashkuar edhe kik boksieri i njohur Azem Maksutaj dhe qindra figura tjera publike e jo publike.