Kandidati nga koalicioni NISMA-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka thënë se Anamorava i ka thotë po projektit Bashkë për Shtetin”.
“Edhe këtu qytetarët e këtyre dy komunave masovisht janë vënë në përkrahje të projektit tonë, sepse qytetarët anembanë vendit po thërrasin për t’u bërë bashkë e për t’ua zgjidhur hallet e tyre”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të kryetarit Limaj në Facebook.
Anamorava i thotë PO projektit tonë Bashkë për Shtetin!
Gjithnjë e më shumë po zgjerohet harta në mbështetje të projektit të Nismës Socialdemokrate, Bashkë për Shtetin!
Pas Kamenicës e Gjilanit, ndalesa e radhës ishte Vitia ku takuam përkrahësit tanë nga Vitia dhe Kllokoti.
Edhe këtu qytetarët e këtyre dy komunave masovisht janë vënë në përkrahje të projektit tonë, sepse qytetarët anembanë vendit po thërrasin për t’u bërë bashkë e për t’ua zgjidhur hallet e tyre.
Ka ardhur koha të votohet jo kundër dikujt por të mbështetet opsioni ynë, sepse është i vetmi opsion që e forcon vendin.









