Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj deklaroi sot se vizioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

Limaj në Vushtrri ku pati tubim elektoral me qytetarët e kësaj ane theksoi se ata janë kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevojë për shtetin.“Kësaj energjie politike, këtij vizioni politik, i cili do të jetë fitues, sepse s’ka rrugë tjetër, ky vizion do të fitojë sepse s’ka rrugë tjetër për të bërë shtetin. A ka gjë më krenare për ne që qytetarët të na bashkohen cep më cep Kosovës”, tha ai.Limaj duke folur për sloganin e tyre “Bashkë për shtetin” u shpreh se duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale.

“Ne jemi kthyer në zëdhënës të shumë familjeve në nevojë. Bashkë për shtetin i cili ndihmon qytetarin i cili ka nevojë për shtetin për të fuqizuar këtë shtet, për t’i qëndruar afër atyre familjeve. Janë me qindra familje. Jemi kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevoja. Por e kanë vështirë ti paraqesin nevojat”, u shpreh Limaj.Limaj po ashtu tha se gjithë ata që dëshirojnë të mbijetojnë në politikë do t’i bashkohen vizionit të Nismës.

Ndërkaq, kryetari i degës se Nismës në Vushtrri, njëherësh kandidat për deputet, Avdullah Vojvoda tha se programi i partisë së tij ka bërë që të dallojnë nga konceptet dhe ideologjitë tjera. E për këtë arsye, sipas tij Nisma po merr përkrahje nga qytetarët.“Për çdo ditë po dëshmohet përkrahja dhe përqafimi tek të gjitha nivelet dhe moshat e qytetarëve. Një gjë e tillë është prezentë edhe me qytetin tonë në Vushtrri. Bazuar në këtë program, Nisma dallon nga konceptet apo ideologjitë tjera në vendin tonë”, tha ai.Nisma Socialdemokrate në Vushtrri e përfundoi ditën e dytë të fushatës zgjedhore, pasi paraprakisht kishte tubime elektorale në Skenderaj dhe Mitrovicë.

Image may contain: 1 person, standing
Image may contain: one or more people, crowd and indoor
Image may contain: 3 people, crowd and indoor
Image may contain: 3 people, crowd and indoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/131882751513800?__tn__=-R