Nisma Socialdemokrate në ditën e dytë të fushatës ka mbajtur tubimin elektoral në qytetin e Mitrovicës.

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj nga Mitrovica iu ka bërë apel partive politike tjera që të garojnë me civilizim dhe jo të sulmojnë njëra tjetrën për të arritur fitoren.

Limaj duke kërkuar mobilizim në Mitrovicë, tha se duhet tëbëhenbashkë për shtetin, për zhvillim ekonomi edhe për drejtësi.

“Mos garoni dhe mos u kënaqni me tendencën me shkatërru palën tjetër, për të siguruarfitoren e juaj. S’ka fitore të tilla, nuk i duhen fitore të tilla Kosovës”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i renditi të gjitha arsyet se pse duhet të përkrahët koalicioni i tyre.

Limaj:Bashkë për shtetin për të konsoliduar shtetin tonë

“Bashkë për shtetin për të konsoliduar shtetin tonë, bashkë për shtetin për të reformuar aty ku ka defekte. Bashkë për shtetin për një siguri më të madhe në rrugë. Bashkë për shtetin kur çdo qytetarëështë i lirë tëqarkullojë kudo që i dozemra. Bashkë për shtetin për një Mitrovicë të bashkuar, për një Kosovë e cila i ofron mundësi qytetarëve pa dallim etnie. Bashkë për shtetin për të rinjtë djemtë edhe vajzat tonë për t’i dhënë hapësirë. Bashkë për shtetin për drejtësinë. Bashkë për shtetin të luftojmë padrejtësinë”, tha ai.

Limaj shtoi se Kosova po bashkohet në sloganin bashkë për shtetin. Sipas tij për ditë e më shumë qytetarët po bashkohen për një koncept të fitores.

Limaj: Përditë e më shumë njerëzit po i afrohen këtij vizioni

“Përditë e më shumë njerëzit po afrohen dhe po bashkohen në një vizion që po i shërben tëgjithëve, për ditë e më shumë djem e vajza po i bashkohen një koncepti që duke u bashkuar rreth tij i ndihmojnë edhe atyre që janë në pritje të këtij bashkimi”, tha ai. Ndërsa, nënkryetarja e degës së Nismës në Mitrovicë, HyjrijeGashi-Kodra tha se programi i tyre partiak po gjen mbështetje kudo në Kosovë falë punës, siç tha ajo nëinteres të qytetarëve.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing
Image may contain: 22 people, people standing, crowd, wedding, suit and indoor
Image may contain: 6 people, crowd and indoor
Image may contain: 4 people, people standing
Image may contain: 5 people, people standing, crowd, wedding and indoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/131853758183366?__tn__=-R
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/videos/407871553257601/?__xts__[0]=68.ARDjn7YYcO284Ld_4R1xmwjZdA2GT_zeTjqxnkYkpgGfS6bxvxopZ_KMUO6tkvwJL-pp2jpomm8Lb1BHuDpDbengsIa_bw7KmKRexCgVa_XwAN8O6EOELlJ6sw7pAp8_hi6w4klkNcWyZ32JaxCXhGiCAwek_l37ofnSmi1DPj1UeNQKPr7bYAV_11e-kry8j4EWmqAq94zsswY08MmRJp-O8oIeh0gOCZ99lJh4KZuDtU4_A-17JmQzc_U5rQe_n5one6ABCKkmZNiqSdvirCAiIBkrcREnwlWhGvX-l3n__DJDiljlX4uHYTzFqjVKu-9ZEpAQUgKctEMyKNZoNtoB4SPfD8QSJc0&__tn__=-R