Sot gjat hapjes së fushatës nga salla 1 tetori e cila ishte e stërmushur, të pranishmëve iu drejtua Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni NISMA – AKR – PD, i cili tha se ky koalicioni do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve.

“S’kemi thënë rastësisht se disa herët e kanë shpallur rezultatin, koalicioni jonë do të jetë befasia e 6 tetorit, ku Kosovës do t’i jep një drejtim tjetër. Jemi bashkuar me këtë vizion me energji pozitive.

Po fillojmë fushatën elektorale për t’i dhënë një mundësi tjetër vendit tonë. Vendi jonë ka nevojë për bashkim e energji pozitive, për njerëz kompetent, të cilët e kanë dëshmuar që e duan atë. Keni dëgjuar e po dëgjojmë një garë kush e do më shumë Kosovën, na kanë dal do piqpirika po na tregojnë kush e do më shumë Kosovën, ata edhe kur t’i shihni ngrohtë e mirë pa asnjë telashe, rehat dhe nuk e kursejnë fjalën më të madhe kush e do vendin. Dallimi ynë me ta është se s’ka më të shenjtë për një njeri se familja, e kur e ka lyp Kosova ne e kemi sakrifiku familjen për t’i shërbyer Kosovës.

Edhe ne kem mujt me zgjedh dikur familjen a vendin. Edhe ne kemi pas familje, por kur e kem pas mundësi me zgjedh mes familjes dhe atëdheut dhe familjes, ne kemi zgjedhur atdheun, duke sakrifikuar vetveten. Prandaj, kush po na fol neve për Kosovën e sa e duan ata. Lehtë është me dashtë Kosovën, kur ta siguron familjen.

Ai e ndau edhe një rrëfim të shkurtër na e kaluara e tij.

“Si një djalë 26 vjeçar e si shumë shok të mi, jemi sfiduar në situata interesante. Në kohë lufte kisha vite pa i parë familjen dhe fëmijët e mi, u ktheva nga Zvicra diku 3 a 4 muaj kaloja rreth shtëpisë sime dhe s’futesha në të, një ditë komunikova me nënën time që ishte në vizitë në burg tek vëllai, e pyeta se kur kthehej në vendlindje, në atë kishte vetëm një autobus, dhe unë iu thashë shokve se dua ta shoh nënën dhe djalin. Dola me dy shokë dhe ishim të maskuar, dëshira ime mjaftonte veç mi pa. U futëm në autobus dhe shikova ku ishte nana dhe Durimi, dhe shkuam tek ta, nëna nuk e dinte se jam unë, Durimi u gëzua kur e pa uniformën e UÇK-së dhe i tha nënës, këta janë shokët e babit. Asaj i erdh mirë kur i pa ata, sepse s’dinte ku janë dy djemtë e saj.

Eu djemtë bre iu lumtë, mos e leni gjakun me shku poshtë, tha nëna, prandaj ata i thanë se malet e Kosovës janë mbush me shokët e djemve tuaj. I gjithë muhabeti u bë mes Ismetit (komandat Kumanova) dhe nanës e unë s’guxoja të flisja e ajo s’dinte që jam unë. Durimi më kishte kapur nga dora, unë ja dhashë atij 20 franga i thashë merri e ndaj me motrën, në vesh i fola atij dhe ia përkëdhela kokën dhe dolëm jashtë. Kur u kriju situata mu pa me familje, nana më tha në bazë të ecurës duke dalë nga autobusi e kam ditur se je ti.

Kjo është porosia ime për të tjerët, duke iu thënë atyre se ende s’jeni sfidu se sa e doni Kosovën. Kosova duhet kur sfidohesh për të, e kur nuk ndalosh e përsëri i shërben. Unë i kam përballuar të gjitha të këqijat dhe kurrë s’kam heq dorë nga Kosova. Prandaj, çka do të bëjnë nga të tjerët mbetet mu pa, por këta po thonë do ta bëjmë llugë Kosovën, nuk kanë asnjë ofertë”.

Image may contain: 18 people, people smiling, text
Image may contain: 2 people, crowd
Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: 3 people, people smiling, suit
Image may contain: 1 person, crowd
Image may contain: one or more people and crowd
Image may contain: 2 people, people smiling, text
Image may contain: 10 people, people smiling, people standing and suit
Image may contain: 2 people, crowd and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing and crowd
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/videos/1327490397426164/?v=1327490397426164
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/131428351559240?__tn__=-R