Kryetari i këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi sonte gjatë hapjës së fushtatës parazgjedhore nga koaliciaoni NISMA/AKR/PD, ka thën se në zgjedhjet e 6 tetorit keni mundësi të bëni ndryshimin e mënyrës së deritashme të qeverisjes. Ju garantoj se miku im i çmuar Fatmir Limaj, me të cilin kam bashkëvepruar në çerekshekullin fundit, që ishte vendimtar për lirinë dhe pavarësinë Kosovës, është kandidati gjithannëshmërisht më i përgatitur për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Më poshtë e keni të plotë fjalimin e kryetarit Krasniqi gjatë hapjes së fushatës pasrazgjedhore nga koalicioni NISMA/AKR/PD:

BASHKË PËR SHTETIN

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të NISMËS SOCIALDEMOKRATE
I nderuari miku im, Fatmir Limaj.
Të dashur të pranishëm,

Më lejoni që në këtë manifestim madhështor të NISMËS SOCIALDEMOKRATE t’ju drejtohem me disa fjalë.

Dita e zgjedhjeve është dita më e rëndësishme në sistemet demokratike, sepse pushteti real kthehet në duart e sovranit!

Na ndajnë pak ditë nga momenti kur ju, qytetarë të Kosovës, që jeni SOVRANI I KËTIJ VENDI, do t’u drejtoheni kutive të votimit.

Në këto momente shumë të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës, çdo njëri prej nesh ka përgjegjësi të madhe ndaj vetvetes, ndaj familjes dhe ndaj gjeneratave që vijnë pas nesh, për arsye se ME VOTËN E TIJ përcakton drejtimin që do të marrë vendi.

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Të vetëdijshëm se PUSHTETI ËSHTË NË DUART E JUAJA, ata që për një dekadë rresht dëmtuan vendin, kërkojnë nga ju që edhe kësaj radhe t’ua jepni pushtetin QË T’JU SUNDOJNË!

Jam plotësisht i bindur se ATA QË NË TË KALUARËN NUK E MBAJTËN FJALËN DHE QË ABUZUAN ME BESIMIN TUAJ, NUK DO TA MBAJNË FJALËN AS NË TË ARDHMEN!

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI I KOSOVËS DUHET T’I THOTË: JO MASHTRIMIT!

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI DUHET TË BËHET “BASHKË PËR SHTETIN” E MIRËQENIES SOCIALE;

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI DUHET TË BËHET “BASHKË PËR SHTETIN” SOLIDAR;

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI DUHET TË BËHET “BASHKË PËR SHTETIN” E SË DREJTËS;

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI DUHET TË BËHET “BASHKË PËR SHTETIN” E QEVERISUR NË INTERES TË SECILIT QYTETAR.

MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR ME BINDJE TË PLOTË DUHET TË VOTOHEN KANDIDATËT E KOALICIONIT “BASHKË PËR SHTETIN”, SEPSE JANË NJERËZ QË JANË DËSHMUAR SE DINË TË MBROJNË INTERESAT E KOMBIT!

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Në zgjedhjet e 6 tetorit keni mundësi të bëni ndryshimin e mënyrës së deritashme të qeverisjes. Ju garantoj se miku im i çmuar Fatmir Limaj, me të cilin kam bashkëvepruar në çerekshekullin fundit, që ishte vendimtar për lirinë dhe pavarësinë Kosovës, është kandidati gjithannëshmërisht më i përgatitur për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

PRANDAJ, MË 6 TETOR ËSHTË DITA KUR SOVRANI DUHET TA MBËSHTETË FATMIR LIMAJN!

JU GARANTOJ QË SA MË E MADHE TË JETË PËRKRAHJA PËR FATMIR LIMAJN AQ MË E FUQISHME DO TË JETË KOSOVA PËRBALLË SFIDAVE QË E PRESIN!

“BASHKË PËR SHTETIN” NË KRYE ME FATMIR LIMAJN, ËSHTË ARDHËRIA E SIGURT E KËTIJ VENDI!

BASHKË PËR SHTETIN, ME TE GJITHË QYTETARËT E KOSOVËS!

Tani e ftoj Fatmirin, mikun e bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim politik, Kandidatin tonë për Kryeministër të ardhshëm te Kosovës që të dal para Jush qytetarë për të shpalosur Vizionin e tij dhe jam i bindur fortë që është edhe vizioni i Juaj!

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing

BASHKË PËR SHTETIN Të dashur qytetarë të Kosovës,Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të NISMËS SOCIALDEMOKRATEI…

Posted by Jakup Krasniqi on Wednesday, September 25, 2019