Koalicioni NISMA-AKR-PD, sonte ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Në hapje të fushatës sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se prova më e mirë se “bashkimi bënë fuqinë”, është koalicioni NISMA-AKR-PD.
Ai tha se Kosova gjendet para sfidave të mëdha, derisa u shpreh i bindur se ky koalicion do të jetë fitues.
“Le t’i shfrytëzojmë këto ditë që kanë mbetur të fushatës zgjedhore dhe të shkojmë shtëpi-shtëpi, lagje-lagje, fshat për fshat, dhe të qojmë vizionin dhe misionin e Limajt te të gjithë shtëpitë shqiptare. Nëse ne e bëjmë punën tonë, të gjithë aktivistët, pa marrë parasysh a janë të Nismës, AKR-së apo PD-së, pa marrë parasysh se a janë simpatizantë të njërës apo tjetrës, nëse punojmë të bashkuar dhe shkojmë derë më derë, shtëpi për shtëpi, fitorja do t’i takojë këtij koalicioni”, tha Sherifi.



