Familjes sonë politikë, vizionit tonë Bashkë për Shtetin, sot i është bashkuar edhe Bujar Abdullahu, i biri i të ndjerit Rexhep Abdullahu, ish kryetar i Partisë Nacionale Demokratike të Kosovës.

Mirëseardhje i uroi i pari i Nismës, njëherit kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë, ku theksoi se socialdemokrati më i ri i Nismës, z. Abdullahu, do ta ketë gjithë hapësirën për të dhënë kontributin e tij profesional për një Kosovë më të mirë.

Anëtarësimet e figurave të ndryshme, si profesionistë, studentë, veteranë e invalid të luftës, njerëz që bënë historinë dhe sollën lirinë na obligon të vazhdojmë punën, të bashkojmë njerëzit tanë Bashkë për Shtetin.