Në debatin ndërmjet të rinjve në Kongresin Kombëtarë për të Rinj, ka folur kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR, Fatmir Limaj.

Limaj tha se sistemi i drejtësisë, i arsimit dhe shëndetësisë do të hasin në reforma të thella në qeverisjen e ardhshme.

“Ne duam që të rinjtë tanë të flasin hapur me ne, ne duam të ndërtojmë një sistem që i riu nuk heq dorë dhe nuk dorëzohet dhe të gjitha këto bëhen me një reformë të thellë të 3 sistemeve. Aktualisht sistemi tonë shtetërorë i ndërtuar pas luftës e i përmirësuar kohë pas kohë është një lloj meremetimi. Ne kemi nevojë për një reformë të thellë shtetërore për me e përgatit shtetin tonë për 50 vjet të ardhshme. Ne vazhdojmë të jemi një shtet që s’ka sigurim social dhe shëndetësorë. Çështja e taksës është bërë shumë e konsumuar dhe besoj që çmimet e 2-3 produkteve nuk mund t’i marrim si arsye për vendosjen e taksës”, tha Limaj.

Ai i ftoi të gjithë votuesit që para fletës së votimit ta mendojnë të kaluarën e çdo kandidati.

“Profesioni im është si avokat dhe krejt ëndrra ime ka qenë të jem avokat. Qysh kur e kemi marrë ministrinë e vlerësimit unë jam mundur të kemi një program që këtë ministri ta drejtojë një nga personat që s’kanë ndikime politike. I ftoj njerëzit që të bazohen në të kaluarën tonë kur të dalin para fletëvotimeve”, tha Limaj.

Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: one or more people, night and indoor
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/130846158284126?__xts__[0]=68.ARDFgBEbo0LoR9c2rkYBhTtNVrL46CltcRYTGLhRjXP45tYIOfTZlovdn-uH6PCFONsoiLQYHDPZLK3t6d5FpV3x6shwhrkh7GVBJOEso2WJulPmcX6WA-Sk0Z-s-8hMU3Qev5pbI-sSQWmLKKhnDoZKN_aD-tUkCBcH_ywrwdlxYf7XCdbWAhdsaUBSoIp0yRE65fXvy5N1S87KcjomE574goI9HVqLDEJU-oKJdWiSjStWh8J_qXQrV14N46xg2t-rb2rPVlH_dDT7d-1cToWvRPX6LmYV-DrmUwH0IOyFWinDj4mNPd6CiIse7t2ZojU6NGZQvhZ-LKO3AkyAUzY&__tn__=-R