Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, para simpatizuesve të kësaj partie në Suharekë, tha se vizioni i Nismës është rruga e vetme që hap perspektivë për Kosovën.

Ai tha se qeveria e ardhshme do të negociojë për marrëveshjen me Serbinë dhe se Kuvendi i Kosovës do të miratojë atë marrëveshje,andaj sipas tij, është e rëndësishme se cilët deputetë do ta votojnë.

“Nëse atje në parlament nuk çojmë deputetë, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se çka votojnë, fusim njerëz që nuk dinë se si negociohet marrëveshja me Serbinë, ata njerëz do të vendosin edhe për fatin e fëmijëve që ende nuk janë lindur.Është shumë me rëndësi se kënd po e çojmë atje dhe kush do të ngritë dorën dhe kush do të negociojë marrëveshjen me Serbinë dhe jemi para atij momenti që Qeveria dhe Parlamenti që do të dalë pas 6 tetorit,të vendosë për fëmijët tanë që ende nuk janë lindur, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen tonë”, u shpreh Limaj.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se partia e tij është rruga e vetme që ofron zgjidhje për shtetin e Kosovës. Nga Suhareka ai ka ripërsëritur se ka kandidatë që duan të bëhen kryeministër e që asnjëherë nuk kanë pasur një punë.

“Një kryeministër i cili nuk ka përvojë dhe nuk di të japë zgjedhje, nuk di direktiva, orientime dhe në fund vendime bllokohet shteti, andaj është me rëndësi të jetë një njeri që ka përvojë, kemi bërë hajgare me shtetin tonë. Për herë të parë të vendit njeriu konkurron si referent, arsimtar, profesor, mjek i përgjithshëm, por konkurrimi i parë për kryeministër pa e njohur shtetin tënd, kjo vetëm te ne ndodh… Gjërat më serioze i kemi sesa po na shpërfaqen nga ajo që shihni nëpër debate… A do qytetari a jo ta përqafojë këtë opsion, është zgjidhja e Kosovës, a do ta lë për më vonë, është i qytetarëve të Kosovës.

A do t’i mbështesëKosova ata që e mashtrojnë Kosovën, vendos qytetari, por një gjë e di, rrugë dhe opsion tjetër nuk ka përveç këtij vizioni që ofron zgjidhje”, tha ai. Para qytetarëve të Suharekës, Limaj tha se prioritet të qeverisjes e kanë zhvillimin e bujqësisë, ku tha se për katër vjetët e ardhshme do të rrisin grantet dhe subvencionet në këtë sektor.

Limaj tha se prioritet do të kenë edhe mbështetjen dhe promovimin e prodhuesve vendorë, diasporën, paketën sociale, sigurimin social dhe atë shëndetësor.

Duke folur për kandidatët për deputetë nga partitë tjera,Limaj ka ftuar qytetarët që të mos votojnë kandidatë që tentojnë të bëhen deputet me mashtrime, pasi edhe në Kuvend do të bëjnë mashtrim. Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Suharekë, Sami Hajdari teksa i ka ftuar të gjithë që të mobilizohen për 6 tetor, tha se Suhareka do të bëjë ndryshimin për fitore.

Hajdari, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, tha se Kosovës i duhet një politikë sociale që e sjell Nisma Socialdemokrate pasiqë vetëm kjo parti është afër qytetarit dhe dëgjon brengat e tij.

“U dashtë të priten 8 vjet të kthehet dinjiteti i kësaj ane, t’i kthehet dinjiteti i regjionit të Suharekës, të kthehen investimet në këtë regjion… U deshën 8 vjet që të vijë Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limaj të jetë në Qeverinë e Kosovës që përsëri kësaj treve e zone, e juve djem e vajza, t’u kthehet shpresa prapë, se njeriu juaj erdhi në qeveri dhe do të bëjë për juve, i dyfishuam investimet në Suharekë”, tha ai.

Kandidatët për deputetë nga Nisma Socialdemokrate nga Suhareka janë Sami Hajdari, Albana Bytyqi, RefkiBytyqi.

Image may contain: 2 people, suit
Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people, people standing and child
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, suit and indoor
Image may contain: 6 people, people sitting, people standing, wedding, crowd and indoor
Image may contain: 2 people, indoor
Image may contain: 1 person, crowd, shoes and indoor
Image may contain: one or more people, crowd and indoor

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/129637408405001?__xts__[0]=68.ARCuR6CHDCtiJ68AUwfeOjq6PM-E6bQULRDJHA7H2RmCukWcKm1A8aFRRIXasSdyB62xOD1NwrzOJDY7wvhpv_1jVI5G5gX92EcIwtC8F48kJWtkgKJ7qOwhQRaWik010mMj7wuPtP_A2Wcg5_WYvY1NU8jEdo8pNzMe2_AqnsQIFtUWVSDydRZ-KHQqa2N8eXgYUA2XmgxvtersL9T5j0owTd7TW1kU8XeWjyLR2ts2Ns4VBJMdM12UREzighEjpwAzTjgeC8oK9fX0EgXz9FRHRu8JxHnqOr8iNXJgWLzoPOAJirNoSa5X-D2OtaAzSvnyo7YL-BHfWH_cdDGvPWo&__tn__=-R