Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritë sot në takim njohës ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

Në takim me ambasadorin Grondahl kreu i Nismës ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe sfidat që e presin qeverinë e ardhshme.

Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka theksuar qëndrimin e tij tashmë të njohur, se duhet konsensus sa më i gjerë për këtë temë dhe se dialogut të mundshëm duhet t’i paraprijë një marrëveshje mes dy shteteve për agjendën dhe parimet.

Limaj, që njëherit është edhe kandidat për kryeministër të vendit, ambasadorin norvegjez e ka falënderuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe pret që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Norvegjia është shtet mik i Kosovës e cila e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit ka thënë Limaj, në fund të këtij takimi.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/posts/127811391920936?__xts__[0]=68.ARARDMkOm9Mnll2eq6RI20VH2kU2YF8PSUZ864qpkV15Qeypz9HmAnHNNMihF18NVyd0VyhxQ9OdzBreK2LCNbyTBwLXXvaAz5joWKBNI1Tjy_ki-DhB4PgDKxmjqaldwfrrnnpisw8OScmifNSh-pZNZFuJdsMXjsEsw4DXzah03lhYGmbIilUSFjRVCXKFNStqYCXCRh2Tj8hfKI9KLCjMAC9ZX61Yd21qBMwxcFPLBnR4FDiqrLuM1l8H4wKsmR1-5SuUxrTYykv6x3oCugKLx2XqfdFdMf766ECUXuqYZvonK6HMztIbE2RJe9cJsgWns64FKC8jCRtjztfCnxY&__tn__=-R