Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA, AKR-PD, Fatmir Limaj ka takuar kandidatët për deputetë, ku edhe ka thënë se lista e kandidatëve nga Nisma Socialdemokrate është lista më e mirë që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit në katër vitet në vazhdim.

Image may contain: 18 people, people smiling

Kryetari Limaj në takim me kandidatët për deputetë nga Nisma, u ka uruar suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë vendit.  Kandidatëve për deputetë u kërkova që në çdo cep të vendit ta shtrijnë vizionin dhe vlerat tona si grupim politik. Ta marrësh besimin e njerëzve është gjë e jashtëzakonshme. Jam i bindur që me këta kandidatë do të arrijmë suksese të mëdha në parti dhe si koalicion. Bashkë për Shtetin”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/photos/a.116326099736132/126244382077637/?type=3&theater