Kryetari i këshillit kombëtarë të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas emisioneve të sontme politike, ku në njërin prej tyre pati edhe konflikt fizik.

Krasniqi ka pyetur nëse mund t’i përmend kush tri çështje që i ofruan përfaqësuesit e partive politike që pretendojnë qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

“Unë nuk pash diçka”, ka shtuar ai teksa ka postuar një fotografi tërësisht të zezë.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Çka ofruan debatet e sotme në tv-të tona për të ardhmen?

A mund t’i përmend kush tri çështje që i ofruan përfaqësuesit e partive politike që pretendojnë qeverisjen në katër vitet e ardhshme?

Unë u mahnita vetëm me aftsitë e ndonjërit për t’ju thurë dithirambe akuzuesve të deritashëm?!

Unë nuk pash diçka, e ju çka po shihni në ketë foto?”.

Image may contain: night

Çka ofruan debatet e sotme në tv-të tona për të ardhmen? A mund t’i përmend kush tri çështje që i ofruan përfaqësuesit…

Posted by Jakup Krasniqi on Wednesday, September 11, 2019