Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në orët e hershme në rrugën Malishevë –Rahovec ku humbi jetën Egzon Bytyçi nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës.

Limaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi dhe gjithë atyre që e kanë njohur, të riun Ezon Bytyçqi “Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të Egzon Bytyçit nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyçi dhe gjithë atyre që e kanë njohur Egzonin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes më të madh në ngasje duke ftuar organet kompetente që t’i marrin të gjitha masat për të parandaluar aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve tanë.

https://www.facebook.com/FatmirLimajKM/photos/a.116326099736132/123685292333546/?type=3&theater