Nisma Socialdemokrate po vazhdon të pasurohet me prurje të reja çdo ditë. Sot, në ambientet e selisë qendrore, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ka uruar mirëseardhje Xhabir Pirajt nga Dragashi.

Po sot familjes sonë politike i është bashkuar edhe Dardan Ukaj nga Deçani, aktivist i deritashëm i shoqërisë civile. Trendit të aderimeve i është bashkuar edhe Enver Krasniqi nga Fushë Kosova.

Piraj, Ukaj dhe Krasniqi kanë zgjedhur vullnetshëm Nismën për ta dhënë kontributin e tyre.

NISMA është kthyer në adresën më të besuar politike, së cilës çdo ditë po i bashkohen qytetarë të shumtë anembanë vendit.

Vazhdojmë me aderime Nisma Socialdemokrate po vazhdon të pasurohet me prurje të reja çdo ditë. Sot, në ambientet e…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Wednesday, August 28, 2019