Prof. Dr. Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoraturën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite. Që 12 vjet është kthyer dhe punon në Kosovë. Ne kemi nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit.
Me doktorin do të jemi më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë. Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ardhjet e reja janë dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për ta dhënë kontributin e tyre, për ç’gjë edhe ndihemi krenarë.
Na priftë e mbara!
FL