Kemi punuar si Nismë dhe jemi munduar ta përçojmë filozofinë tonë politike që afron e bashkon njerëz dhe kjo u dëshmua edhe sot në Mitrovicë, ku Nismës ju bashkuan edhe rreth 50 socialdemokratë të rinj.

Jemi subjekt politik që ka principe dhe mbanë fjalën, që shfrytëzon gjithë hapësirat e mundshme për të afruar qëndrimet e përbashkëta për tema të rëndësishme për vendin. Kemi arritur që filozofinë tonë politike ta fusim në institucionet që kemi drejtuar me njerëz të përgjegjshëm, që kanë punuar vetëm duke respektuar shtetin dhe ligjin.

Bashkë me strukturat tona në Mitrovicë bashkëbiseduam për zgjedhjet që po vijnë, të cilat nuk janë zgjedhje të zakonshme, por janë zgjedhje vendimtare për vendin, madje Parlamenti që do të del nga këto zgjedhje me shumë gjasë ka me vendos për marrëveshjen finale me Serbinë, prandaj është shumë me rëndësi çfarë deputetë po dërgojmë në Parlament.

Nisma është kthyer në një faktor balancues i skenës politike të Kosovës. Koalicioni NISMA-AKR dhe të tjerët që mund të na bashkohen do të shkojmë të vetëm në zgjedhje dhe jo me ndonjë bllok tjetër politik. Do angazhohemi fuqishëm në mbrojtje të interesit të vendit dhe jo në mbështetje të blloqeve të ndryshme. Boshti ynë politik ka potencialin e një ndryshimi dhe ky ndryshim do të dëshmohet edhe në Mitrovicë. F.L

Sot, në qytetin e Mitrovicës, bashkë edhe me anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës Socialdemokrate takova strukturat…

Posted by Fatmir Limaj on Sunday, August 25, 2019