Sot rikonfirmojmë vendosmërinë tonë si shtet se nuk do të lëmë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
Çështja e personave të zhdukur është plagë e cila rendon mbi shoqërinë tonë tash e 20 vjet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë për sa kohë nuk zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kosova dhe institucionet e saj nuk do të ndalen së kërkuari asnjëherë për drejtësi për të gjithë personat e pagjetur.
FL

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, sjellim në kujtesë se në çfarë dhimbjesh ka kaluar vendi për të…

Posted by Fatmir Limaj on Friday, August 30, 2019