Termi Social-demokraci, jo e majta radikale e as liberalja e plotë apo conservative.
Në shumë vende të Botës kur përfunduan luftërat, ndonëse vendet u dëmtuan ngjashëm si Kosova, të paktën ato vende ishin më të maturuara e të përgatitura politikisht dhe tranzicionit të tyre shtetror i dhanë kahje e trajtim më të mirë. Roli i OSBE-së nëpër këto vende e kishte arritur objektiven në një farë mase, me misionin kryesor të garantimit të demokracisë, përkundër rastit të Kosovës ku OSBE nuk e ka fushëveprimin e plot. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar në Kosovë, sic ishin misionet e BE-së, e sidomos segmentet e UNMIK-ut, do të duhet të kishin më prioritet monitorimin dhe ofrimin e mbështetjes për konsolidim të vendit, se sa cështjet tjera. Sidoqoftë në aspektin ekonomiko-zhvillimor, në rastin e Kosovës, pas luftës së fundit, prona publike dhe resurse të ndryshme shtetërore kishte mjaftueshëm, por menaxhimi i tyre nuk ka shkuar gjithëmonë mirë. Deri në fillim të viteve 2000, shoqëria në Kosovë nuk dallonte shumë për në stilin e jetës dhe vetëm më pak se një dekadë më vonë, shoqëria jonë u kategorizua në dy nivele të jetesës, të varfërit apo klasa punëtore dhe të pasurit apo kapitalistët. Shumë nga shoqëria jonë e përdorën tranzicionin vendor jo gjithmonë në të mirë të komunitetit. Punonjësit apo klasa punëtore, duke qenë se ishin të shumtë, nuk kishin si të priten mirë pranë ndërmarrësve, duke i’u vështirësuar atyre mirëqenia. Në këtë mënyrë, klasa punëtore është shëndrruar nën arsyet se pse qindra mijëra qytetarë kanë ikur jashtë vendit.

Sidoqoftë, nën filozofinë e këtij termi, ndërthurja e teorive ‘Social-demokraci’ është një formulë ideologjike e përdorur shumë më heret nga shtete të ndryshme, e cila formulë kërkon zgjidhje të natyrës së lartë-përmendur. Respektivisht, Social-demokracia përpiqet t’u jep të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve, duke i përzier apo integruar kapitalistët dhe shtresën e fuqisë punëtore apo më pak të pasur në një vend, apo me fjalë të tjera merr nga pak nga secila shtresë edhe e kombinon mirëqenien e mirë për të gjithë komunitetin, në një shoqëri solidariteti, duke u garantuar njëkohësisht drejtësi, apo thënë ndryshe shtet të së drejtës.

H.SH

Pse ‘Nisma Social-demokrate?’Termi Social-demokraci, jo e majta radikale e as liberalja e plotë apo conservative. Në…

Posted by Haxhi Shala on Wednesday, August 28, 2019