Parimet dhe vlerat socialdemokrate janë garancë e mirëqenies së qytetarëve dhe NISMA Socialdemokrate është duke u dëshmuar çdo ditë e më shumë, çdo herë e më fuqishëm, si bartëse e këtyre vlerave dhe parimeve e në veçanti, përgjatë këtyre dy viteve pjesë e Qeverisë.

Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe NISMA Socialdemokrate po futet në këtë proces më e fortë se asnjëherë më parë.

Ndihemi komod dhe do të jemi forca e vetme përcaktuese e qeverisë së ardhshme. Po shohim një interesim të madh të qytetarëve për tu rreshtuar krah forcës sonë, po shohim poashtu një interesim të subjekteve që të na bashkohen drejt fitores së madhe. Një Qeveri në ardhje e drejtuar nga z.Fatmir Limaj, është kërkesë dhe shpresë për qytetarët.

Parimet dhe vlerat socialdemokrate janë garancë e mirëqenies së qytetarëve dhe NISMA Socialdemokrate është duke u…

Posted by Skender Reçica on Wednesday, August 28, 2019