Bashkë me deputetë e anëtarë të kryesisë së Nismës, mora pjesë në tubimin me strukturat drejtuese dhe mbështetësit tanë në rajonin e Hasit.

Në rajonin që gjithnjë ka qenë vatër e intelektualizmit, e kontributit për atdhe, rajonin që i ka dhënë shumë Kosovës. Rrënjët tona kombëtare, emancipuese dhe tradicionale janë në Has dhe ketë nuk po e them unë, por e thotë historia.

Zgjedhjet e ardhshme nuk janë zgjedhje te radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Parlamenti i ardhshëm do të vendos marrëveshjen me Serbinë, andaj është shumë me rëndësi se kë do të votojnë qytetarët.

Kërkova nga mbështetësit e Nismës, që të punojnë dhe bashkëbisedojnë me njerëz, t’i orientojnë qytetarët për të mbështetur më të mirët, në mënyrë që në Parlament të dërgojmë ata që i duhen Kosovës. Kemi nevojë që në parlament të kemi bashkëpunëtorë që janë të gatshëm të bëjnë më të mirën për Kosovën.

Koalicioni NISMA-AKR, është koalicion i shpresës, i arsyes dhe koalicion fitues. Me fitoren e këtij koalicioni, ne do ti jetësojmë edhe temat e hapura dhe të rëndësishme për qytetarët e vendit, siç janë liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe zhvillimi ekonomik.

Duke punuar pa u ndalur sot jemi këtu, jemi një Nismë e fortë dhe një alternativë shprese, jemi një bosht politik për të bashkuar votën politike për të mirën e shtetit të Kosovës. Rruga jonë është e unitetit, bashkimit, ideve dhe me këtë rrugë duhet të vazhdojmë deri në fitoren e madhe në zgjedhjet vendimtare që po na presin.
#nismasocialdemokrate #boshtipolitik

NISMA-AKR është boshti ynë politik i fitoresBashkë me deputetë e anëtarë të kryesisë së Nismës, mora pjesë në tubimin…

Posted by Fatmir Limaj on Saturday, August 24, 2019