Të nderuar qytetarë të Kosovës,Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Lutja ime për kolegët e mi, partitë politike është që për një votë më tepër të mos bëjnë premtime të parealizueshme, sepse kështu i rrisim pritjet e qytetarëve dhe zhgënjimi do të jetë i madh nëse ato premtime nuk realizohen.Prandaj, forcat politike të Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe nuk duhet ta humbin racionalitetin para njerëzve duke premtuar gjëra që nuk arrihen. Një parti ose një koalicion që fiton zgjedhjet me premtime të pambuluara, ajo qeverisje është e destinuar të dështojë sepse bëhen viktimë e vetë premtimeve.FL

Posted by Fatmir Limaj on Wednesday, September 4, 2019

Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Lutja ime për kolegët e mi, partitë politike është që për një votë më tepër të mos bëjnë premtime të parealizueshme, sepse kështu i rrisim pritjet e qytetarëve dhe zhgënjimi do të jetë i madh nëse ato premtime nuk realizohen.

Prandaj, forcat politike të Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe nuk duhet ta humbin racionalitetin para njerëzve duke premtuar gjëra që nuk arrihen.

Një parti ose një koalicion që fiton zgjedhjet me premtime të pambuluara, ajo qeverisje është e destinuar të dështojë sepse bëhen viktimë e vetë premtimeve.
FL