NISMA Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhje me anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike, konkretisht për koalicionin parazgjedhor, që sot është nënshkruar me AKR-në.

Gjatë këtij takimi me strukturat drejtuese të partisë, lidhur me koalicionin e sotëm NISMA-AKR, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, kryetari Limaj, theksoi se tashmë ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje dhe se do të jemi faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Kryetari Limaj, tha se koalicioni NISMA-AKR, është një lajm i mirë për vendin, për politikën në vend dhe kjo tregon se me këtë vendim, do të ndërtojmë një bosht politik, madje presim të na bashkohen edhe grupe tjera politike.

Kryesia dhe drejtuesit e degëve të Nismës Socialdemokrate, i dhanë mbështetje të plotë koalicionit parazgjedhor NISMA-AKR, dhe shprehen besimin e tyre në suksesin e kandidatit për kryeministër nga ky koalicion, njëherit liderit të Nismës, Fatmir Limaj.
#NismaSocialdemokrate #FatmirLimaj

Limaj: Koalicioni NISMA Socialdemokrate dhe AKR, boshti politik në vendNISMA Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhje…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Friday, August 23, 2019