Ligji aktual ka shumë mangësi e kritere diskriminuese dhe nuk i përshtatet rrethanave socio-ekonomike të vendit andaj në ligjin e ri që do të burojë nga ky Koncept-Dokument, jemi përkujdesur që:

-Familjet të mos vazhdojnë të diskriminohen nga përfitimi i asistencës sociale, me kushtin që të kenë një fëmijë 5 vjeç✔
-Që familjeve të mos u ndalohet asistenca sociale në rast të të hyrave, në rast të kyçjes në punësim, deri në një afat të caktuar. Për më tepër, krijojmë mundësi për punësim të rregullt dhe kyçje në masa aktive të tregut të punës për përfituesit e asistencës sociale, të cilët janë të aftë për punë✔
-Të eliminojmë kategoritë e asistencës (Kategoria I dhe II)✔
-Të ndryshohet shkalla e ekuivalencës për llogaritjen e shumës mujore në bazë të madhësisë dhe strukturës demografike të ekonomive familjare, ku familjet 15 anëtarëshe, të cilat kanë më shumë fëmijë do të marrin shumën mujore deri në 350 euro✔
-Të përcaktojmë vlerën prej 10 euro për fëmijët e familjeve nën asistencë, për secilin fëmijë deri në moshën 18 vje✔
-Numri i personave që do të përfitojnë nga Skema e Ndihmës do të rritet nga 106,416 në 167,766 persona apo nga 24,000 familje në mbi 27,000 familje ndërkaq numri i fëmijëve deri në moshën 18 vjeç të cilët përfitojnë shtesa do të jetë rreth 70,000 fëmijë✔

Lansuam sot në konsultime publike Koncept-Dokumentin për reformë të Skemës së Ndihmës Sociale. Ligji aktual ka shumë…

Posted by Skender Reçica on Friday, August 30, 2019