NISMA Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku anëtarët e Këshillit kanë miratuar sloganin e Nismës për këto zgjedhje “BASHKË PËR SHTETIN”, pikat programore për zgjedhjet e 6 tetorit, deklaratën politike si dhe janë miratuar në parim kandidatët për deputetë të propozuar nga degët e Nismës Socialdemokrate.

Në mbledhjen e sotme, kryetari i Këshillit, Jakup Krasniqi, në një fjalë rasti veç falënderimit që u bëri të gjithë të pranishmëve për angazhimin e deritanishëm, ka kërkuar mobilizim të madh për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar ka shpalosur disa nga objektivat e Nismës për qeverinë e ardhshme.
Ka përmendur, dialogun me fqinjët, politikën e jashtme, liberalizimin e vizave, investimet në bujqësi, si dhe vazhdimin e fuqizimit të prodhuesve vendor dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Po ashtu ai ka përmendur edhe paketën sociale dhe reformën pensionale, si dhe është zotuar për angazhim të madh në mënyrë që të ndryshohet qasja për diasporën. Kryetari Limaj, tha se prioritet do të jetë shëndetësia dhe arsimi.

Kreu Nismës ka përmendur edhe reformën në drejtësi si pikë programore të Nismës në këto zgjedhje.
Limaj më tutje ka thënë se nuk ka fitore individuale dhe se fitorja e Nismës Socialdemokrate është mbi të gjitha.

Të pranishmeve më nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi dhe sekretari organizativ Enver Hoti.
Sekretari Sherifi tha se Nisma është garanci që vendi nuk do të përjetoj asnjë bllokadë pas zgjedhjeve. Duhet të punojmë çdo orë deri më 6 tetor, në mënyrë që tu tregojmë qytetarëve se pse duhet mbështetur vizionin tonë socialdemokrat. Edhe sekretari organizativ i Nismës, Enver Hoti ka kërkuar mobilizim të strukturave drejt fitores së Nismës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari Limaj para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Nismës shpalos disa nga pikat programore për qeverinë e…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Thursday, September 5, 2019