Kosova, vetëm me një parti socialdemokrate si NISMA, që ligjin dhe ligjësimin e lirisë e të drejtësisë sociale e ka qëllim, mund t’i kalojë sfidat për ndërtimin e shtetit të se drejtës, të shtetit të zhvilluar ekonomik, të shtetit të drejtësisë sociale që qytetarin e sheh dhe e trajton si pronarin kryesor të vendit e jo si shërbëtor të qeveritarëve. Këtë duhet ta ndjejnë, ta duan ta shohin e ta prekin qytetaret e Kosovës, kudo ku ata punojnë e jetojnë, si në sektorin publik e po ashtu edhe në sektorin private.

Ata, punëtorët e qytetarët e këtij vendi duhet t’i mbron ligji nga skllavërimi i egër. Punëtorët nuk duhet t’i nënshtrohen e as të heshtin para shfrytëzimit të egër kapitalist. Cilësia e punës, e jetës dhe e sigurisë se qytetarëve varet shumë se çfarë shteti do të ndërtojmë! Shtet për qytetarë të lirë apo shtet për sundimtarë satrap që kur marrin pushtetin i harrojnë qytetarët. Qeveritarët e tillë, qytetarët e Kosovës po i shohin si skllevër të urtë, që lehtë mashtrohen e më lehtë sundohen

Koha është për ndryshim. NISMA Socialdemokrate është ndryshimi!

NISMA Socialdemokrate është ndryshimi!Kosova, vetëm me një parti socialdemokrate si NISMA, që ligjin dhe ligjësimin e…

Posted by Jakup Krasniqi on Wednesday, August 28, 2019