Dr. Bytyqi ka një përvojë të gjatë mbi 30-vjeçare në fushën e mjekësisë. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për subjektin tonë. Me doktorin do të jemi më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin. Për një kohë ai ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Suharekës.
Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribouar për vendin.
Na priftë e mbara!
FL