Nuk po befasohem nga qëndrimet e orkestruara të disa ish-zyrtarëve të NISMËS Socialdemokrate, të cilët e kanë kërrusur kurrizin në ndonjë bujtinë partiake për interesa meskine e manipulative të yshtur nga kuzhina të caktuara me të vetmin qëllim dobësimin e NISMËS në zgjedhje.
Gabim e kanë këta miop politik dhe shtytësit e tyre, të dështuar janë, si dje, sot dhe nesër.

NISMA është më e fortë se kurrë më parë.
NISMA do të fitojë dhe do të realizojë programin dhe parimet e saj politike e njerezore, do të arrij t’i realizoj objektivat e saj për interesin e Vendit dhe qytetarëve.
NISMA është plot punë e angazhim.

NISMA vlerëson lartë angazhimin, kontributin dhe profesionalizmin e secilit anëtar, aktivistë, e zyrtarë të saj në secilën kohë.
Ama për ata të cilët punojnë dhe qëndrojnë të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe në realizimin e funksionit të tyre.

Ata të cilët asnjëherë nuk sqaruan së pari me vetën e tyre bindjet politike, nuk e kuptuan çka do të thotë përgjegjësia dhe detyrimi ndaj partisë dhe mijëra aktivistëve, e ndoshta edhe me keq janë apo edhe ishin pjesë e agjendave të caktuara, është normale që të tillët ndihen të zhgënjyer jo nga NISMA , por nga dështimi në MISIONIN e mbrapshtë të tyre.

Nuk po befasohem nga qëndrimet e orkestruara të disa ish-zyrtarëve të NISMËS Socialdemokrate, të cilët e kanë kërrusur…

Posted by Enver Hoti on Friday, August 30, 2019